Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Politikë

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!

Last updated: May 6, 2026 13:41
4 Min Read
Screenshot
SHARE
Banner

Në një ceremoni solemne me praninë e figurave të larta të politikës, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, ministra, deputetë dhe ambasadorin e Kosovës, u zhvilluan sot homazhet për Servet Pëllumbi në Pallatin e Kulturës.

Gjatë ceremonisë, djali i të ndjerit mbajti një fjalim lamtumire të mbushur me emocione e dhimbje, duke e përshkruar babain e tij si “njeriun më të shtrenjtë” dhe një “shtyllë të jetës”. Ai theksoi se Servet Pëllumbi ishte një figurë me vlera të rralla, i drejtë, i qetë dhe i respektuar nga të gjithë.

Në fjalën e tij, ai kujtoi mësimet e babait për ndershmëri, dinjitet dhe forcë përballë vështirësive, duke thënë se këto parime do të mbeten trashëgimia më e madhe për familjen.

Lexo edhe:

E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre
Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla
Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës
Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’

“Çdo kujtim me të është një pasuri e paçmuar”, u shpreh ai, duke shtuar se babai i tij do të jetojë përgjithmonë përmes mënyrës se si familja do të jetojë dhe do të sillet.

Fjalimi u mbyll me një lamtumirë të ndjerë: “Lamtumirë profesor. Faleminderit për gjithçka na dhe. Do të jesh gjithmonë mes nesh. U prefsh në paqe.”

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet

FJALA E ARBEN PËLLUMBIT

I nderuar zoti kryeministër Rama, të nderuar kolegë deputetë, zotërinj ministra, i nderuar zoti ambasador i Kosovës, si dhe të gjithë ju që me marrjen e lajmit na keni qëndruar pranë, na keni shkruar apo na keni telefonuar. Në emër të familjes, ju falenderoj të gjithëve. Sot qëndroj para jush me një dhimbje të thellë në zemër për t’i dhënë lamtumirën njeriut më të shtrenjtë të jetës sonë. Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba.

Humb një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet. Babai ynë nuk ishte thjesht një prind. Ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, i drejtë, i qetë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, me përgjegjësi dhe mbi të gjitha, me dashuri për familjen.

Na mësoi të qëndrojmë të fortë edhe kur jeta bëhet e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetin. Çdo kujtim me të është një pasuri e paçmuar për mua dhe për ne. Fjalët e tij, këshillat, prania e qetë, të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë. Sot dua të them me krenari që jam djali i tij.

Krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte. Ai do të jetojë gjithmonë tek ne, në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe si do ta duam njëri-tjetrin. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë edhe një dritë të fortë, shembullin e jetës së tij. Dhe kjo dritë do të vazhdojë të na udhëheqë. Lamtumirë profesor. Faleminderit për gjithçka na dhe. Do të jesh gjithmonë mes nesh. U prefsh në paqe.

A janë ndarë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj? Gazetari flet për raportin e dy artistëve
Ngjela: Për të hequr xhelozinë duhet ta lësh të dashurën të shkojë me dikë tjetër!
Skuadra e re e “Goca dhe gra”, Selin dhe Orinda moderatore në sezonin e ri
“Asnjëherë nuk harrohet”: Vajza në foton e vitit 1999, sot këngëtarja e njohur
Sara Hoxha rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore
TAGGED:Arben PellumbiKryesoreServet Pellumbi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U eliminua në nominim kokë më kokë me Moza Ahmetin, Adioni thirrje produksionit që ta rikthejnë në Fermë
Next Article Fabjola kushërira e tij? Reagon për herë të parë regjisori Eduart Grishaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit, 20 shtator 2026
Moti
September 20, 2026
Horoskopi 20 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
September 20, 2026
Shenjat e zodiakut që janë të vështirë në një marrëdhënie (dhe arsyet pse)
Horoskopi
September 19, 2026
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Ekonomi
September 19, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh

September 15, 2026
Të famshëm

Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA!

September 15, 2026
Të famshëm

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”

September 13, 2026
Aktualitet

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste

September 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?