Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Tarifa deri në 15 euro për hyrjen në Katedralen e Këlnit, reagime të forta në Gjermani
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Tarifa deri në 15 euro për hyrjen në Katedralen e Këlnit, reagime të forta në Gjermani
Vip Travel

Tarifa deri në 15 euro për hyrjen në Katedralen e Këlnit, reagime të forta në Gjermani

Last updated: March 12, 2026 09:23
3 Min Read
SHARE
Banner

Planet e Katedrales së Këlnit për të vendosur pagesë hyrjeje për vizitorët kanë shkaktuar reagime të forta në Gjermani, me shumë kritikë që paralajmërojnë se qasja në këtë monument ikonik mund të kufizohet vetëm për ata që kanë mundësi financiare.

Zyrtarët shpjegojnë se katedralja, kisha më e lartë në botë me dy kulla dhe një nga atraksionet kryesore në qytetin Këln, i katërti për nga madhësia në Gjermani, mund të mirëmbahen vetëm përmes një burimi të ri të ardhurash.

Në këtë kuadër, ata kanë njoftuar një plan për të nisur shitjen e biletave nga muaji korrik, me çmim që do të variojë nga 12 deri në 15 euro.

Lexo edhe:

Valixhet gati? Një destinacion i ri ju pret nga Aeroporti i Tiranës
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide

Personat që hyjnë në kishë për të marrë pjesë në meshë ose për t’u lutur do të përjashtohen nga pagesa e hyrjes.

Mirëmbajtja e katedrales kushton rreth 16 milionë euro në vit, ndërsa të ardhurat arritën vetëm në 14 milionë euro në vitin 2024, një deficit që vazhdon që nga viti 2019, sipas faqes zyrtare të kishës.

Zyrtarët e kishës janë përpjekur të ulin kostot, për shembull duke kufizuar punësimet vetëm për zëvendësimin e atyre që dalin në pension, por megjithatë bilanci mbetet negativ, raporton The Guardian.

Inflacioni dhe pagat për rreth 170 punonjës kanë rritur kostot operative të katedrales. Në të njëjtën kohë, të ardhurat janë ulur pjesërisht edhe për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila uli ndjeshëm numrin e vizitorëve.

Nga ana tjetër, një arkitekte që drejton një organizatë jofitimprurëse që mbështet mirëmbajtjen e katedrales deklaroi se çdo çmim mbi 10 euro do të ishte i papërgjegjshëm.

“Duhet të ekzistojnë edhe hapësira jo-komerciale”,tha ajo, duke shtuar se “njerëzit nuk duhet të paguajnë për gjithçka, aq më pak për të vizituar një kishë”.

Ndërtimi i Katedrales së Këlnit nisi në vitin 1248 dhe përfundoi në vitin 1880. Edhe pse pësoi dëme të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo mbeti në këmbë mes qytetit të shkatërruar.

Në vitin 1996 u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO. Sot tërheq rreth gjashtë milionë vizitorë çdo vit.

Në vitin 2007 u vendosën dritare të veçanta me vitrazhe të projektuara nga piktori Gerhard Richter. Rrezet e diellit kalojnë përmes dritareve 20 metra të larta, të cilat janë kthyer në një atraksion turistik më vete. Richter, sot 94 vjeç, është ndër ata që mbështesin vendosjen e biletave për hyrjen në kishë.

MDB Tirana sjell traditën e mishit fiorentin në Tiranë, Muzeu i Biftekut në zemër të Bllokut
Zbulohen 25 destinacionet më të mira për vitin 2027
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
10 vendet ku është më e lehtë të punosh online
Njihuni me 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2026 dhe pse spikasin
TAGGED:Katedralja e Kelnjt

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Prokuroria zbulon akuzat e rënda ndaj reperit!
Next Article 12 marsi, dita ndërkombëtare e nënave që punojnë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali
Aktualitet
October 29, 2026
Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″/ Ja disa nga emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël
Tv Shows
October 28, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
October 28, 2026
Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Rajon
October 28, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë pilotin pas sulmit me thikë në fluturimin Dubai-Tel Aviv

October 1, 2026
Vip Travel

Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes

September 26, 2026
Vip Travel

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut

September 10, 2026
Vip Travel

Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?

September 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?