Në Dogana e Muriqanit janë krijuar radhë të gjata automjetesh gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar pritje të zgjatura për qytetarët që udhëtojnë nga Malit të Zi drejt Shqipërisë.
Mes tyre ndodhen edhe gra dhe fëmijë, të cilët po presin me orë të tëra nën temperatura të ulëta dhe kushte jo të favorshme. Qytetarët shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit dhe për vonesat e tejzgjatura në procedurat kufitare.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se fluksi i lartë i lëvizjeve, i kombinuar me kontrollet e shtuara në kufi, ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë, drejtues mjetesh kërkojnë ndërhyrje për përshpejtimin e procedurave dhe menaxhimin më të mirë të fluksit.
Autoritetet kufitare ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me kohëzgjatjen e pritjes dhe masat që do të merren për normalizimin e situatës.

