Ka kaluar dy muaj që nga humbja e trishtueshme e këngëtarit Shpat Kasapi, dhe bashkëshortja e tij ka ndarë dhimbjen e saj me ndjekësit në Instagram.
Në një postim të ndjerë, ajo shkruante: “2 muaj pa ty, Shpat, mungesë shpirti përjetë”, duke treguar sa shumë ndien boshllëkun që ka lënë pas Shpati në jetën e saj.
Ndjekësit dhe fansat kanë reaguar menjëherë pas këtij postimi të ndjerë, duke i shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në këto momente kaq të vështira.
