Banorë të rinj i janë bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të Big Brother Albania 5.
Në prime-n e dytë të spektaklit, Stenaldo është futur mbrëmbjen e sotme në shtëpi.
Gjatë spektaklit u bë me dije se në fakt Stenaldo ishte banori i parë që kishte hyrë në Big Brother, për të njohur shtëpinë.
Kjo për shkak sepse ai është me aftësi të kufizuara, i verbër.
“Unë në Big Brother hyj për të qenë i barabartë me të tjetër. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në hapat e jetës”, është shprehur Stenaldo.

