Për të dytin vit radhazi, trofeu i Festivalit të Fundvitit në RTSH ka shkuar në Shkodër.
Në fund të natës finale që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, Alis triumfoi pas konkurrimit me këngën e tij “Nan”.
Në vend të dytë dhe të tretë u renditën Inis Neziri dhe Sheila.
Vitin e shkuar fitues u shpallën Shkodra Elektronike.

