Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Aktualitet

Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient

Last updated: December 5, 2025 08:06
3 Min Read
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.

Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.

KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.

Lexo edhe:

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Zbulohet se cilën moderatore imitoi kryeministri Rama në Elbasan
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit

Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.

Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.

Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.

Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të konsumojnë pacientë në dializë.

Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.

Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.

Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.

KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.

Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij./TCH

SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi
U vra në krye të detyrës, efektivi 34-vjeçar, baba i një djali të mitur
Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin
Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?
TAGGED:klodian allajbeu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohet çifti i prezantuesve të Festivalit të RTSH-së
Next Article Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fundjava rikthen reshjet e shiut/ Ja ‘surprizat’ e motit, temperaturat për nesër pritet të shënojnë…
Moti
June 11, 2026
Soni Malaj sërish mendjen tek Flor Mumajesi: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht!
Të famshëm
June 11, 2026
Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit
Të famshëm
June 11, 2026
“Rashë në dashuri me zyshën,”, Vis Pupa tregon historinë e veçantë: Ishte shumë e bukur
Të famshëm
June 10, 2026

Lexo edhe:

PolitikëTë famshëm

Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike

May 29, 2026
Sociale

Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit

May 27, 2026
Kulturë

Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve

May 26, 2026
Ekonomi

Euro dhe dollari ndryshojnë sërish, ja sa shkon kursi sot

May 25, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?