Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Një guidë nga Vip Travel, çfarë do të gjeni te Kalaja e Tiranës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Një guidë nga Vip Travel, çfarë do të gjeni te Kalaja e Tiranës
Vip Travel

Një guidë nga Vip Travel, çfarë do të gjeni te Kalaja e Tiranës

Last updated: November 21, 2025 20:52
14 Min Read
SHARE
Demo

Në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, ndodhet Kalaja e Tiranës, një objekt i vjetër i restauruar vitet e fundit, duke u kthyer në një nga pikat më të frektuentuara nga vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Kalaja e Tiranës ka dy hyrje, nga pedonalja, e cila përshkohet lehtësisht në këmbë, ose me makinë përmes parkimit të qendrës tregtare “Toptani”. Si dhe hyrja e dytë, nga ana e unazës, ngjitur me selinë e Partisë Demokratike.

Një rrugë me shkallë të ngjit deri në hyrjen e dytë të Kalasë, e cila për vizitorët që vijnë nga qendra e qytetit përmes pedonales shërben si dalje. Por hyrja klasike ndodhet pikërisht në këtë pikë, ku është gdhendur në murin kryesor edhe emri i këtij destinacioni, Kalaja e Tiranës.

Demo

Një pajton i ‘parkuar’ në anë i cili stoliset disa herë në vit në varësi të atmosferës festive, perfekt për të shkrepur foto me të dashurit tuaj.

Lexo edhe:

Revista irlandeze: Turistët irlandezë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet
Xhamia e Plumbit në Shkodër, ndër 50 më të bukurat në botë
Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë
Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë!

Hyrja e Kalasë është dimensionuar taman si objekt historik, por me shumë gjallëri brenda saj, në të dy anët lulëzojnë biznese të ndryshme, nga kafene, dyqane e restorante të ndryshme me ushqim modern dhe tradicional.

Një guidë nëpër Kala

Në hyrje të Kalasë ndodhen dy lokalet e para që ofrojnë menu të ndryshme e për pasojë tërheqin edhe vizitorë të ndryshëm.

Oping’s cocktails e beer

Në anën e djathtë, në hyrje të Kalasë së Tiranës ndodhet bari i njohur “Oping’s cocktails e beer”, i frekuentuar më së shumti në orët e darkës. Por aty mund të gjesh plot vizitorë në çdo orë të ditës, veçanërisht paradite kur dielli bie më shumë se në çdo pikë tjetër.

“Oping’s” ka një menunë e tij antipasta të ndryshme, pica, burger, pasta apo dhe petulla. Darkat bëhen edhe më të bukura, ku shpesh herë në sfond luhet muzikë me një volum të pranueshëm nga dj të ndryshëm. Ku ka më mirë për të bërë gëzuar me miqtë tuaj.

Fluffy Home Crepe & more

Për të gjithë të apasionuarit pas krepave, në derë të Kalasë në anën e majtë gjeni pikërisht “Fluffy”. Aty përgatiten në çast krepa të freskët, ku klientët zgjedhin t’i marrin me vete ose të ulen për t’i shijuar në ambientet e jashtme, për të qenë më komodë, dhe për t’i shijuar sapo janë përgatitur.

Shendeverë

Si vetë emri në “Shendeverë”, këtu i gjeni të dyja, verë të mirë dhe hare, ‘vibe’ të mirë për të kaluar kohë cilësore me miqtë dhe familjarët tuaj. Ajo vjen në Kalanë e Tiranës si një zgjatim i kantinës “Çobo” në Berat, ku një familje shqiptare ka ndërtuar një markë prestigjioze të prodhimit të verërave.

Kjo kantinë ka bazën e saj në Dimal, ndërsa vreshtat për prodhimin e verëave ndodhen në kodrat e Beratit. Të huajt thonë që në “Shëndeverë” provojnë ushqime që nuk i kanë ngrënë kurrë më parë në Shqipëri. Ambienti i brendshëm ngjan me një shtëpi karakteristike shqiptare, ku në ditët e ftohta ndizet soba, ndërsa mbrëmjeve shpesh herë luhet dhe këndohet edhe muzikë live.

Ceren Ismet Shehu

Nëse keni drekuar vazhdimisht jashtë me të afërmit tuaj, një nga emrat më të shpeshtë që keni dëgjuar si sugjerim është Ceren Ismet Shehu. Vitet e fundit, ai ka hapur një rrjet restorantesh në disa pika të ndryshme të Tiranës, si dhe jashtë saj. Një prej tyre vjen pikërisht në zemër të Kalasë së Tiranës. Prej vitesh ky destinacion pret çdo ditë dhjetëra vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë ushqime tradicionale shqiptare, kryesisht të zonës së veriut, ku më karakteristike është flija e Kukësit.

Në anët e murit të këtij restoranti qëndrojnë të varura copëza të kostumeve popullore shqiptare, ndërsa ambienti të ofron ngrohtësi me një zjarr bubulak në mes të lokalit, i cili gjatë mujave të dimrit qëndron gjithmonë ndezur.

Këndi i shitjes së objekteve tradicionale

Nëse e viziton Tiranën për herë të parë, të dytë, të tretë do duash gjithmonë të marrësh me vete një objekt, me simbolet kombëtare, që kanë një domethënie të veçantë të lidhura me hartën e Shqipërisë ose portretin e heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Një kënd që shet objekte të tilla ndodhet pikërisht në kala, përballë Ceren Ismet Shehut.

A do blinit bizhuteri në një Kala…pse jo? Chicarti Silver

Në atmosferën e një kohe cilësore, ose nëse je në një moment të fundit për të arritur në kohë, që të kapësh një festë ditëlindje dhe gjeje pak çfarë?! Ke harruar të blesh dhuratën. Chicarti Silver është një dyqan bizhuterish dhe syzesh që ndodhet në Kalanë e Tiranës.

Food Factory

Pica, sanduiçe, burgers dhe pasta me shije italiane, të gjitha të përgatitura në çast për t’u shijuar me miqtë tuaj. Food Factory është një hyrje e këtij viti në Kalanë e Tiranës, e vendosur mes Ceren Ismet Shehu dhe Bana’s Kalaja. Një nga motot e tyre është “Harroji lulet, bleji asaj një burger”. Thonë që janë burgers më të veçantë në Tiranë.

Nama Sushi

E çfarë është një rrjet restorantesh dhe baresh të ndryshme, nëse nuk ka një vend ku ti mund të hash sushi?! Nama Sushi prej vitesh në Kalanë e Tiranës, ka një menu të larmishme të servirjes së tyre. Një ambient i qetë, ku ti mund të kalosh kohë me miqtë brenda ose jashtë, restorantit.

Sipërmarrësja e këtij restoranti është një emër i njohur i medias në Shqipëri, Fjodora Fjora, e cila paralelisht me karrierën televizive ka zhvilluar edhe këtë markë për përgatitjen e sushive në Tiranë. Duke ndjekur një praktikë të restoranteve jashtë vendit, Nama Sushi ofron shpesh paketa të servirjes së sushive me një numër të caktuar të tyre. Për të gjithë ata që duan t’i shijojnë në shtëpi, Nama Sushi ofron edhe delivery.

“Bana’S Kalaja”.

Rrjeti i restoranteve “Bana’s’, themeluar nga moderatorja Arbana Osmani festoi para pak ditësh 2-vjetorin e tij. Dhe në vigjilje të këtij përvjetori të ri, u hap edhe pika më e re e “Bana’s” te Kalaja e Tiranës. Një zonë shumë e frekuentuar nga vizitorë të shumtë, ambienti ku ndodhet sot kjo pikë e re, ka qenë vazhdimisht një vend ku biznese të ndryshme janë vendosur përkohësisht në fushata të caktuara.

Megjithatë në një bisedë me Vip Travel, sipërmarrësja Arbana Osmani, shprehet se nëse publiku do i mirëpresë do të qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë. Ky rrjet restorantesh ka të njëjtën menu në të gjitha pikat e tij, me panine të freskëta, pasta ëmbëlsira, ku ne të Vip Travel do veçonim Tiramisu me pistachio, e cila nuk duhet lënë pa provuar.

Cowboy candy shop

Një botë me ëmbëlsira për të zbukuar shëtitjen tuaj në Kalanë e Tiranës. Ky rrjet dyqanesh shet ëmbëlsira që nuk do t’i gjeni askund tjetër të gjitha në një vend. Mund të jetë një destinacion ideal për të blerë ëmbëlsira për një festë ditëlindjeje. Rruga drejt lumturisë dhe kujtimeve të paharruara kalon nga ëmbëlsirat…

Tartuf shop

Për të gjithë ata që dashurojnë tartufin, në këtë restorant çdo gatim ka një shije tartufi brenda saj. Vizitorët e huaj nuk mungojnë kurrë në këtë ambient. Ambienti është mjaft i ngrohtë dhe mikpritës. Kur ka tartuf, çdo pjatë kthehet në luks…

A e dini se:

-Tartufi është i pasur me anti oksidantë, ndaj vlerësohet edhe për shijet shëndetësore
-Ai rrit intensitetin e shijes së çdo ushqimi, nga pasta te mishi e deri te vezët

Porcelan studio Seferi

Memorizoni kujtimet tuaja në objekte porcelani. Gjithmonë e më shumë jemi larg kujtimeve të prekshme duke ruajtur në sirtarin tonë vetëm ato digjitale. Ky dyqan i vogël synon të mbajë gjallë këtë traditë, ku ju mund të gdhendni kujtime apo dhe personalizime të ndryshme për t’ia dhuruar dikujt. E veçanta e punimeve te “Seferi”, janë edhe simbolet kombëtare.

Orient Accessories

Një aksesor për të marrë me vete si kujtim nga udhëtimi në Tiranë, ose një dhuratë për të afërmit tuaj. Ky dyqan ofron bizheteri të ndryshme si dhe aksesorë të punuar me dorë.

Subashi Olive Oils

Jo vetëm vaj ulliri, por shumë më shumë produkte, të gjitha të lidhura me natyrën dhe vetë pemën e ullirit. Ajo ofron shumë produkte nga druri i ullirit për kuzhinën tuaj, të punuara të gjitha me dorë. Ju mund të zgjidhni edhe t’i personalizoni ato me një emër apo një simbol të caktuar. Një ide e mirë dhurate për shtëpi, teksa festat e fundvitit janë afër.

Illyrian Pantheon

Nën atmosferën e dhuratave, edhe ky dyqan ka të gjitha produktet që mund t’i marrësh me vete pa hezituar, dhe secila do të ishte një dhuratë e bukur. Mes tyre gjeni verë, kuti me çokollata, kuti shahu, objekte të gdhendura si dhe kompozime të ndryshme me disa produkte brenda.

Gzona

Nëse punon në një ambient kolegësh me të cilin bëheni shpesh për darkë, pa dyshim që mund të keni qenë njëherë te Gzona. Një ambient elegant me një menu me shumë shije brenda. Motoja e tyre është të risjellin për klientët evolucionin e traditës së vyer shqiptare të mikpritjes dhe ushqimit. Të premtet vijnë thuajse gjithmonë me muzikë live për miqtë e shtëpisë së Gzona’s.

Lezet

Pak Turqi në Kalanë e Tiranës. “Lezet” ka në menunë e saj gatime tradicionale mesdhetare, ku specialitet i servirjes janë kunefe e bakllava që sjellin aromë origjinale Stambolli. Ideale për t’u provuar teksa dhjetori është afër. Në ambientet e jashtme të këtij lokali ju bie në sy edhe një pus karakteristik dekorativ me çikrik, si në kohët e hershme.

Filari Wine Bar

Një ambient për të kaluar çdo kohë të ditës me të dashurit tuaj. Nga menuja e veçantë e mëngjesit deri te shijimi i verës, shoqëruar me antipasta të ndryshme në orët e vona të darkës. Motoja e tyre: Ne shërbejmë me dashuri…

Ciocolati Italiani

Thuajse çdo gjë në këtë lokal shërbehet e ëmbël. Nga krepat, tortat e ndryshme e deri te ëaffle që në këtë biznes janë karakteristik. Shija e ëmbëslirave nga vetë emri, është i frymëzuar nga kuzhina italiane, me recetat që i përmbahen bazës së Ciocolati Italiani në Itali, shkruan Vip Travel.

La Gioia

Ushqimet e detit, kanë ishullin e tyre në Kalanë e Tiranës, me emrin “La Gioia”. Nga vetë emri Italian, që në shqip përkthehet “Gëzimi”, ky restorant frymëzohet nga kuzhina italiane për përgatitjen e peshkut dhe produkteve të tjera të detit. Po ashtu në këtë restorant shpesh ka organizime të ndryshme ditëlindjesh dhe festash.

“N’çarshi”

Bari më skajor në dalje te Kalasë së Tiranës, ka një emër karakteristik shqiptar, ku mëngjeset nisin me një kafe nën rrezet e diellit, ndërsa darkat mbyllen me verë dhe muzikë të mirë, shpesh herë të luajtur nga Dj të ndryshëm.

Castle boutique hotel

Kalaja e Toptanëve, një fortesë byzantine e rindërtuar nga familja Toptani, ruan ende pjesë të mureve të saj në qendër të kryeqytetit, pikërisht në Kalanë e Tiranës. Sot kjo godinë ka marrë jetë me emrin “Castle boutique hotel”, që i jep jetë kësaj trashëgimie, duke ndërthurur gurët e lashtë me dizenjimin modern, ku gjen punime me dorë të frymëzuara nga historia shqiptare.

/Ky artikull u shkruajt nga Vip Travel, pjesë e Vip Magazine

Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë
Pronari i kafenesë në Pogradec ndalon hyrjen e nxënësve: Më mirë një lokal bosh, sesa një shkollë bosh
Ky është shteti më i sigurt në botë dhe i treti më i lumtur, paga mesatare 4500 euro
Vijojnë vonesat në aeroportin e Berlinit, shkak sulmi kibernetik
Sulmet kibernetike në aeroporte: Çfarë duhet të dini
TAGGED:Kalaja e Tiranesvip travel

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut!

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut!
Politikë
November 21, 2025
I ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë, Porja zbulon ‘surprizat’ e motit në ditët në vijim
Moti
November 21, 2025
Gratë sipërmarrëse, kyçe në transformimin Europian të Shqipërisë
Politikë
November 21, 2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Blendi Salaj sqaron konfliktin mes Enxhit dhe Neadës
Tv Shows
November 21, 2025

Lexo edhe:

EkonomiVip Travel

Turizmi në vend, bankat derdhin miliarda për bujtina, marina dhe hotele

September 22, 2025
Vip Travel

Kaos në disa nga aeroportet më të mëdha europiane, shkak sulmet kibernetike

September 21, 2025
BotëVip Travel

Në Japoni nuk mund të blesh makinë pa pasur garazh ku ta parkosh

September 11, 2025
Vip Travel

Roma shpallet zyrtarisht qyteti më i bukur në botë

September 7, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?