Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është pritur me ceremoni nga homologja e tij, Giorgia Meloni, me të cilën dihet se ruajnë një miqësi të ngushtë.
Në një moment, dy liderët shihen duke biseduar teksa zbresin shkallët në Villa Doria Pamphili, Romë.
Takimi mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.
Gjatë mbledhjes Rama dhe Meloni firmosën shkëmbimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në disa sektorë mes Shqipërisë dhe Italisë.


