Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nga janari paga minimale 500 euro, Rama: Bonusi për pensionistët do shpërndahet përpara festave
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Nga janari paga minimale 500 euro, Rama: Bonusi për pensionistët do shpërndahet përpara festave
Politikë

Nga janari paga minimale 500 euro, Rama: Bonusi për pensionistët do shpërndahet përpara festave

Last updated: November 12, 2025 17:55
4 Min Read
SHARE
Demo

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për rritjen e pensioneve, pagave dhe buxhetin e posaçëm për shëndetësinë.

Rama theksoi se qeveria është e vendosur të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë dhe për punonjësit e administratës publike, duke e cilësuar këtë si një mandat në përkushtim ndaj njerëzve të punës.

“Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.

Lexo edhe:

Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula merr POSTIN e rëndësishëm nga qeveria
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri!
Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut
Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Sipas tij, shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa ai rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensionet do të rriten çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të indeksohen rregullisht”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se vetëm për indeksimin e pensioneve, do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme.

Sipas tij, në katër vitet e ardhshme vetëm për pensionistët do të investohen 1.7 miliardë euro, duke e quajtur këtë një shenjë të kujdesit të qeverisë ndaj të moshuarve.

Rama nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se me punën e maxhorancës, “tallen ata që vetëm humbasin zgjedhje pas zgjedhje, sepse nuk kuptojnë se populli shqiptar voton për punën, jo për sharjet”.

Sa i përket pagave, kryeministri paralajmëroi rritje të ndjeshme, duke nënvizuar se nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro dhe për nëntë muajt e parë, për punonjësit me pagë minimale, sigurimet do të mbulohen nga qeveria.

“Brenda mandatit, paga minimale do të arrijë në 700 euro”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se do të rriten edhe pagat e mjekëve, mësuesve dhe policëve.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për një buxhet të veçantë për pacientët me kancer, duke theksuar se çdo i sëmurë do të trajtohet me dinjitet dhe kujdes.

“Çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri do të konsiderohet njeriu ynë. Kemi përcaktuar një buxhet të posaçëm për mbulimin e barnave dhe do të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret”, tha kryeministri.

Ai shtoi se ky projekt do të udhëhiqet nga ministrja e Shëndetësisë, të cilën e cilësoi si “një nga personalitetet më të mira të shëndetësisë në botë”, ndërsa bëri me dije se Shqipëria po bashkëpunon me Spitalin Onkologjik të Izraelit, i teti më i mirë në botë. “Do të transformojmë QSUT-në në një qendër referimi për shërbimin shëndetësor kombëtar”, shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në Bashkinë e Tiranës, duke thënë se pavarësisht asaj që po ndodh me çështjet gjyqësore të Veliajt, Tirana nuk duhet të penalizohet në punët e përditshme.

“Kemi një problem me buxhetin për Bashkinë e Tiranës, por Tirana nuk ka arsye të paguajë faktin që ka një kryetar në burg, pa gjyq. Puna nuk duhet lënë në mes, por do të duhet të çohen përpara dhe në Tiranë”, tha kryeministri.

Akuzë e re për Sali Berishën, Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit…
Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë
“Nipër për një ditë”, nisma e veçantë e të rinjve të Elbasanit që gëzuan zemrat e gjyshërve që jetojnë vetëm
Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik
“Duan të mbrojnë Ballukun”/ Mbledhja në Këshillin e Mandateve, Shehaj ‘raporton’ live: Kanë marrë urdhër nga Rama që…
TAGGED:Edi rama

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Jonida Vokshi shtatzënë? Tashmë ka një përgjigje për ndjekësit
Next Article “Çështjet e fshehura do të dalin në sipërfaqe…”/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju, sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Mullixhiu”, restoranti që pjek bukë me drithëra vendi dhe shërben bozën më të mirë në Tiranë. Shef Bledi Kola tregon sekretet
Vip Travel
February 10, 2026
Ndryshon paga minimale, zbardhen tabelat me rrogat e reja! Merren prej 1 janarit
Aktualitet
February 10, 2026
Pas dasmës me Elijonën, Klodi flet për të dashurën jashtë: Unë s’e kam tradhtuar
Të famshëm
February 10, 2026
“Muaji shkurt ka nisur me shi”, meteorologia zbulon kur do të përmirësohet moti
Moti
February 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Largohet nga posti i kryeministrit? Rama zbulon vendimin e fortë

December 19, 2025
Aktualitet

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

December 17, 2025
Sport

“Lojtari i Vitit” te Kombëtarja zgjidhet Gjimshiti, Rama i jep çmimin dhe nuk i kursen batutat

December 16, 2025
Politikë

” Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës

December 12, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?