Edi Tushe, është një prej doktorëve me të njohur neonat në Shqipëri. Nuk ka çift prindëror që nuk ka kaluar njëherë nga zyra e doktor Edi Tushes, ndërkohë që përballet me vështirësi në rritjen e fëmijëve në muajt e parë të jetës.
Për herë të parë, Edi Tushe, në televizionin Top Chanel përballë gazetarit Edi Manushi ka rrëfyer për jetën e vet, për djalin, që sikurse deklaroi duke u përlotur në emision, nuk e ka parë prej vitit 2003. Për shumë njerëz ka qenë emocionues rrëfimi i mjekut që bën gjithçka për fëmijët e sapolindur të Shqipërisë, por brenda mirësisë dhe dhembshurisë që e karakterizon, është e pamundur të ketë kontakt me djalin e vet.
“Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Nuk është e lehtë ti shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën andej, (në Kanada) i kanë prerë marrëdhëniet me Shqipërinë”, tha mjeku Edi Tushe në Top Chanel.
Emrin ia ka vënë Idlir dhe thotë se ai e pa në Tiranë dashurinë që kishte për të birin. “e pa në Tiranë sesa e donim ne. ka edhe një foto nga zyra ime dhe aty pati atë dëshirën e vet për të vazhduar mjeksinë. Nuk di ta shpjegoj arsyen se pse u shkëput” tha doktori i njohur. “Ai është djali im.
Do të ddoja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur, i arrirë në jetë. Ti ketë realizuar ëndrrat e veta. Kjo është e vetmja gjë që dua për të. Unë vetë kam vuajtur, dhe vuajtjet e bëjnë njeriun më të butë, më të ëmbël, por ndonjëherë edhe më të ashpër. Varet si e sheh gjithsecili jetën e vet”, tha Tushe, i përlotur në emision.
Neonatologu Edi Tushe është ndër pediatrit më të njohur në fushën e tij. Por ai ka gjurmën e vet në themelimin e shërbimit neonatologjik në vend. Ai ka vazhduar kontributin e tij për mjeksinë edhe duke qenë Pedagog e për të mësuar brezat që vijnë. Gjithmonë i impenjuar për të dhënë këshilla për prindërit me fëmijë të vegjël.


