Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Projektligji/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën përcaktimit të gjinisë që dëshiron
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Projektligji/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën përcaktimit të gjinisë që dëshiron
Sociale

Projektligji/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën përcaktimit të gjinisë që dëshiron

Last updated: September 17, 2025 12:52
5 Min Read
SHARE

Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë.

Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë dhe për zbatimin e agjendës LGBT në vendin tonë.

PROJEKTLIGJI

Lexo edhe:

Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?
Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit

Ligji, që deri më sot e njihte barazinë si raport mes burrit dhe gruas, tani e zgjeron përkufizimin duke futur nocione të tilla si gjini gjithëpërfshirëse, identitet gjinor, orientim seksual dhe shprehje gjinore. Kjo do të thotë se ndarja e qartë burrë–grua vendoset në dyshim nga një kornizë e re që kërkon të legjitimojë gjini të tjera jashtë këtyre dy kategorive. Përkrahësit e projektligjit e paraqesin si emancipim, ndërsa kritikët e shohin si një hap që godet në rrënjë identitetin kulturor dhe moral të kombit.

Në dokument parashikohet futja e edukimit gjinor në shkolla, me qëllim “ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi diversitetin”. “Subjektet, që ofrojnë arsimim të përgjithshëm dhe profesional, kualifikim e trajnim, si dhe ata që hartojnë dhe miratojnë tekstet, programet dhe materialet e tjera mësimore, në të gjitha nivelet, sigurojnë përfshirjen e edukimit gjinor në kurrikulat shkollore dhe mësimdhënien e njohurive të nevojshme të koncepteve themelore që lidhen me individët dhe grupet dhe përdorin metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit me bazë gjinore, të stereotipave gjinore, paragjykimeve dhe praktikave të dëmshme zakonore, pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë ose të çdo lloji tjetër që cenojnë parimet e barazisë gjinore”, – citohet në projektligj. Por në praktikë, kjo hap rrugën që fëmijët shqiptarë të ekspozohen ndaj ideve të papranueshme për moshën e tyre, të cilat i mësojnë se gjinia nuk është një realitet biologjik, por një zgjedhje personale.

Shumë prindër e kanë cilësuar këtë si një formë indoktrinimi që cenon themelet e edukimit dhe traditës. Fjala “gjithëpërfshirëse” është futur edhe në disa nene të tjera të projektligjit duke treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndryshim gjuhësor, por për një zgjerim të qëllimshëm që i jep status juridik kategorive të reja gjinore. Këtë e përforcon dhe termi, po në të njëjtin nen “shprehje gjinore”, që nënkupton se gjithkush mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Jo më pak shqetësues është fakti se ligji imponon gjuhë me “ndjeshmëri gjinore” në institucionet publike dhe private, duke ndaluar përdorimin e shprehjeve që konsiderohen seksiste. Në praktikë kjo përkthehet në censurë dhe kufizim të fjalës së lirë, pasi çdo mendim kritik ndaj agjendës LGBT mund të etiketohet si diskriminim.

Për shumë ekspertë që janë njohur me dokumentin në fjalë, kjo nuk është thjesht një nismë për barazi, por një pjesë e qartë e agjendës ndërkombëtare LGBT që tashmë po gjen terren edhe në Shqipëri. Me këtë ligj, shteti jo vetëm që e njeh ligjërisht gjininë e tretë, por edhe e detyron shoqërinë të përshtatet me të, pavarësisht nëse shumica e popullsisë është apo jo dakord.

Kritikët paralajmërojnë se pas këtij hapit të parë, nuk do të vonojnë kërkesat për legalizimin e martesave mes të njëjtit seks, adoptimin e fëmijëve nga çifte LGBT dhe transformime të tjera radikale që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë. Në dukje një projektligj teknik dhe modern, në thelb ky akt normativ shënon rënien e konceptit klasik burrë–grua dhe hap rrugën për një shoqëri ku identiteti biologjik relativizohet, ndërsa familja tradicionale humbet mbrojtjen e saj. Shqipëria gjendet sot mes dy rrugëve: të mbrojë vlerat e saj historike, apo të bëhet pjesë e një eksperimenti shoqëror që shumë vende e kanë përqafuar me pasoja të debatueshme./Gazeta Panorama

“Rossmann & Lala” tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”
Ola Foods tërheq vëmendjen në TuttoFood 2026, flet drejtori i eksporteve Z. Luis Palluqi
“Gratë e mbuluara nga kampi MEK iu afruan fëmijëve”, Kumbaro qetëson prindërit: Jemi 100% të sigurt!
Fondacioni Domi bën të mundur ndërhyrjen jetike për të moshuarën nga Laçi
Tregtohet dhe në Shqipëri, gjendet helm miu në ushqimin e fëmijëve të kompanisë HiPP
TAGGED:Barazia gjinore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Aktorja shqiptare u bë imazhi i Diellës, tregon si e regjistroi portretin dhe zërin. Sa është paguar?
Next Article Spekulimet për kostot e dasmës, Genar Topalli reagon pas akuzave: Na ndihmuan financiarisht prindërit e Cindyt

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vijon vala e të nxehtit! Termometri shënon 39°C këtë të diel
Moti
June 21, 2026
Zërat për largimin nga “Ferma Vip”, ky veprim i Arbana Osmanit vulos gjithçka
Profili i Vipave
June 19, 2026
Parlamenti Europian kërkon përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Maqedonisë së Veriut
Rajon
June 19, 2026
Çfarë ndodhi me Klodin? Elijona publikon foton: Xhelozia është sëmundje e madhe
Profili i Vipave
June 19, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Pasta Ola e prodhuar në Venecia, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, flet mbi suksesin e këtij rrugëtimi

April 15, 2026
Sociale

Sulm kibernetik ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

April 14, 2026
Sociale

Miti i IQOS bie: Studimi zbulon të vërtetën shqetësuese

April 11, 2026
Sociale

Problematikat me furnizimin me ujë, Balla takim me drejtuesin e ri të UKT-së, Flauers Shoshi

April 10, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?