Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë festur dje 10 vjet martesë.
Big Basta ka befasuar Vesa Lumën me një buqetë të madhe me lule, si dhe një unazë të veçantë, që simbolizon përjetësinë e lidhjes së tyre.
“Deri në përjetësi me ty! Të dua shumë! Gëzuar 10-vjetorin, me gruan më të mirë në botë!”
Vesa ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e shprehur dashurinë e saj për Big Bastën me një mesazh: “Të dua”.