Florian Marku mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e tetë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja. Në raundin e katërt Marku e tronditi keq anglezin Charlton.
Raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.