Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Drejt përfundimit fushata e ndërgjegjësimit për vaksinimin në kohë ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Drejt përfundimit fushata e ndërgjegjësimit për vaksinimin në kohë ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës
Sociale

Drejt përfundimit fushata e ndërgjegjësimit për vaksinimin në kohë ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës

Last updated: January 13, 2025 09:50
5 Min Read
SHARE
Banner

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), me mbështetjen e UNICEF, që prej datës 2 Dhjetor, kanë zhvilluar një fushatë mbarëkombëtare për ndërgjegjësimin e prindërve te vaksinimit në kohë të fëmjëve ndaj Fruthit, Shytave dhe Rubeolës (FRP) me dy doza 1 dhe 5 vjeç.

Vaksinimi është një e drejtë themelore e fëmijëve, dhe si e tillë, prindërit kanë përgjegjësinë ta realizojnë atë në kohë ndërsa institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor kanë detyrimin t’ua ofrojnë dhe të krijojnë kushtet që ky shërbim të ofrohet kudo dhe të jetë i sigurt, pavarësisht kushteve social-ekonomike dhe vendbanimit të tyre.

Vaksinimi ndaj FRP mbron fëmijën tuaj nga tre sëmundje ngjitëse – fruthi, shytat dhe rubeola – të cilat mund të çojnë në komplikacione shëndetësore madje edhe humbje jete nëse nuk trajtohen ne kohe. Me mbështetjen e UNICEF-it, ISHP synon të rrisë ndërgjegjësimin për vaksinimin ndaj FRP në kohë dhe sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit.

Lexo edhe:

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

Kjo fushatë ishte një iniciativë për të ndërgjegjësuar marrjen e vaksinave të fruthit, shytave dhe rubeolës (FRP) tek fëmijët në mbarë vendin dhe kishte në fokus rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e vaksinimit ne kohe ndaj FRP.

Fushata nisi në 2 Dhjetor 2024 me një video ndërgjegjësuese të transmetuar në media dhe rrjete sociale, duke nënvizuar rëndësinë që ka aplikimi në kohë i të dy dozave të kësaj vaksine në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe u pasua nga materiale të tjera multimediale në ditët në vazhdim, të cilat adresuan jo vetëm rëndësinë e marrjes së informacionit rreth vaksinës FRP në burime të besuara por edhe keqinformatat që ekzistojnë rreth saj.

Kjo fushatë përfshiu një sërë kanalesh dhe formatesh multimediale, si radio, ekrane digjitale, fletëpalosje dhe postime në mediat sociale, duke përfshirë zëra të rëndësishëm në fushën e shëndetit publik. Fushata u mbështetet dhe nga një sërë aktorësh kyç, duke përfshirë autoritetet lokale, UNICEF në Shqipëri, mjekë, psikologë dhe figura publike.

Përse fushata kundër Fruthit, Rubeolës dhe Shytave?

Kjo fushatë erdhi pas një shpërthimi të ri të fruthit në fillim të vitit 2024, ku u prekën kryesisht fëmijët në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, zona në të cilat ka patur dhe një rënie në shifrat e vaksinimit të fëmijëve.

Megjithëse mbulesa vaksinale me doza është e lartë, sipas raportimeve të shifrave të vaksinimit nga ISHP, ka ende një numër të lartë fëmijësh te pavaksinuar ndaj FRP.

Një dozë e vetme e vaksinës ndaj FRP është afërsisht 95% efektive kundër fruthit, 78% efektive kundër parotitit (shytave), dhe 99% efektive kundër rubeolës. Pas një doze të dytë vaksine ndaj FRP, mbrojtja rritet në 99% kundër fruthit dhe 88% kundër parotitit (shytave).

Fëmijët që marrin të dy dozat e vaksinës ndaj FRP konsiderohen të mbrojtur për gjithë jetën.

‘Fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar, jo vetëm që rrezikojnë jetën e tyre, por dhe të fëmijëve të tjerë të cilët nuk mund të aplikojnë këtë vaksinë për shkak të problemeve të imunitetit.’, shprehet Rovena Daja, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP.

Kujtojmë se fruthi, rubeola dhe shytat janë sëmundje të parandalueshme, por ato mbeten një kërcënim i rëndësishëm për çdo person e veçanërisht për fëmijët. Vetëm fruthi mund të çojë në komplikime të rënda si pneumonia, encefalit, dëmtim te syve, madje edhe vdekje. Shytat mund të shkaktojnë probleme afatgjata shëndetësore si meningjiti, dhe kur ndodhin në moshën më të rritur mund të çojë në sterilitet, ndërsa rubeola, edhe pse më e lehtë, paraqet rreziqe të rënda për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre të palindur, duke çuar në defekte të lindjes dhe humbje të degjimit.

Inkurajojmë prindërit të marrin pjesë në këtë fushatë ndërgjegjësimi duke u siguruar që fëmijët e tyre të kenë aplikuar të dy dozat e vaksinës ndaj Fruthit, Rubeolës dhe Shytave në kohë.

Për çdo paqartësi apo pyetje, pyesni mjekun tuaj, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore, ose ndiqni ditët e fundit të fushatës në kanalet zyrtare të ISHP dhe UNICEF.

#vaksinonidukebesuar

Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet
93% e maturatëve ekselentë duan të ndjekin studimet e larta brenda vendit: Tri preferencat kryesore të të rinjve për vitin e ri akademik
Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat
TAGGED:ISHPUNICEF

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nëse jeni me grip apo me ftohje, shmangni konsumin e këtyre dy ushqimeve
Next Article Studimi i ri tregon se kur është koha më e mirë për të pirë kafe

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Manikyri i kuq rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Klasiku që nuk del kurrë nga moda
Stil jetese
September 20, 2026
Këto shenja të zodiakut marrin më në fund kontrollin në duar gjatë hënës së plotë
Horoskopi
September 20, 2026
Fluks rekord në Rinas, 9.26 milionë pasagjerë në tetë muajt e parë të vitit! Demo vlerëson menaxhimin në aeroport
Aktualitet
September 20, 2026
Parashikimi i motit, 20 shtator 2026
Moti
September 20, 2026

Lexo edhe:

Sociale

 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës

July 2, 2026
Sociale

Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve

June 16, 2026
Sociale

Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri

June 13, 2026
Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?