Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Denoncim: Qumështi Kendamil i shitur në Shqipëri, prindërit dyshojnë për cilësinë dhe vërtetësinë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Denoncim: Qumështi Kendamil i shitur në Shqipëri, prindërit dyshojnë për cilësinë dhe vërtetësinë
Shëndeti

Denoncim: Qumështi Kendamil i shitur në Shqipëri, prindërit dyshojnë për cilësinë dhe vërtetësinë

Last updated: January 9, 2025 23:23
4 Min Read
SHARE
Banner

Një prind ka bërë një denoncim publik përmes redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me cilësinë dhe origjinalitetin e qumështit pluhur të markës Kendamil, i cili tregtohet në farmaci në Shqipëri. Denoncuesi, i detyruar të përdorë këtë produkt për foshnjën e tij, ka vërejtur dallime të konsiderueshme midis produktit të blerë në farmaci dhe atij të marrë jashtë vendit.

Sipas mesazhit, gjatë periudhës së festave prindi nuk pati mundësi të blinte produktin jashtë vendit, siç bën zakonisht për siguri, dhe u detyrua ta blinte në një farmaci në Tiranë. Megjithatë, disa aspekte ngritën dyshime:

  • Paketimi i produktit: Farmacia deklaroi se qumështi kishte paketim të ri të miratuar nga Kendamil, por prindi vuri re se ky ishte ndryshe nga ai i zakonshmi.
  • Aroma dhe cilësia: Produkti kishte një aromë të pazakontë dhe cilësia e tij ishte e ngjashme me niseshtenë, duke ngritur dyshime për përbërjen.
  • Data e prodhimit: Qumështi i blerë në farmaci kishte një datë prodhimi më të hershme sesa ai i blerë jashtë shtetit.
  • Çmimi i lartë: Denoncuesi theksoi diferencën e madhe të çmimit, ku në Shqipëri një kuti shitet për 4260 lekë, ndërsa në Angli kushton rreth 15 paund (1800 lekë).

Prindi apelon për ndërgjegjësimin e prindërve dhe kërkon ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe origjinalitetin e këtij produkti, duke theksuar se bëhet fjalë për ushqimin e foshnjave.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Disa kohë më parë, një qytetar ka bërë një denoncim për qumështin Kendamil që tregtohet në farmaci. Dua të theksoj se unë, si prind, e përdor këtë qumësht nga halli, pasi nuk kam mundësi ta ushqej foshnjën me gji. Duke dashur të kujdesemi sa më shumë për fëmijën, blejmë qumështin më të mirë që mund të gjejmë. Për një kohë të gjatë, e kemi marrë qumështin jashtë shtetit nga frika për cilësinë. Gjatë festave nuk patëm mundësi të udhëtonim dhe e blemë në një farmaci në Tiranë. Paketimi ishte ndryshe nga ai që zakonisht përdorim. Farmacia tha se ky ishte paketimi i ri dhe se Kendamil kishte njoftuar se kështu do të jetë në të ardhmen. Kutia kishte vulën e distributorit Dinoris Sh.p.k., që ka ekskluzivitetin e Kendamil (foto me etiketën). E blemë, por kutia mbante një erë të tmerrshme qumështi pluhur, dhe kur e prekje, dukej si niseshte (foto me një lugë qumështi të blerë në Tiranë dhe një tjetër të marrë jashtë). Pasi morem qumësht nga jashtë, vumë re që data e prodhimit e qumështit me paketim të ri ishte më e hershme sesa data e produktit të blerë jashtë Shqipërisë. Mos të flasim për çmimin: në Angli kushton 15 paund (rreth 1800 lekë), ndërsa këtu shitet për 4260 lekë (të paktën ky lloj në foto; lloje të tjera janë edhe më të shtrenjta). Ju lutem, mos luani me ushqimin e foshnjave, sepse e blejmë nga halli, jo nga qejfi. Po i japim fëmijëve qumësht pluhur. Faleminderit nëse e postoni. Të paktën, kjo mund të ndihmojë në ndërgjegjësimin e prindërve dhe në shmangien e blerjes së produkteve të dyshimta.

Marrë nga JOQ

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Qumeshti Kendamil

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndahet nga jeta fotografi i njohur, pësoi infarkt
Next Article Do të përballeni me dinamika dhe duhet të tregoheni të logjikshëm, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Aktualitet
September 8, 2026
Këto 7 sjellje të pronarit qeni i mban mend për një kohë shumë të gjatë
Kuriozitete
September 8, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
September 8, 2026
Diell dhe kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot
Moti
September 8, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?