Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e ‘Cinco Cavallit’ natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Dalin pamjet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e ‘Cinco Cavallit’ natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Dalin pamjet
Aktualitet

Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e ‘Cinco Cavallit’ natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Dalin pamjet

Last updated: January 2, 2025 13:27
3 Min Read
SHARE
Banner

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar natën e ndërrimit të viteve në një ambient të mbyllur, ku po organizohej një koncert nga ‘Cinco Cavalli’. Autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar reperi Stresi.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik, e cila është marrë me qira nga Cinco Cavalli Group për organizimin e eventit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka krijuar panik te pjesëmarrësit pasi ambienti ishte i mbushur plot me të rinj e të reja që ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve.

Në këto video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa këndonte Stresi. Ky i fundit, dallohet menjëherë teksa ikën nga skena i shoqëruar nga një truprojë.

Lexo edhe:

Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve

Mësohet se autori është neutralizuar nga të pranishëm në koncert, të cilët e kanë qëlluar me grushte e gota. Ky i fundit, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim. Policia thotë se duke qenë se ngjarja është ende në hetim, nuk bëhen me dije të dhënat për gjeneralitet e autorit.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2025/01/3a7b5a3b2ba7b121aa00053dd459e8c2.mp4

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i  këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur  identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.  Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale  të  autorit të dyshuar”, njofton policia.

Pas të shtënave, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat. Blutë kanë shoqëruar dhe kanë marrë në pyetje disa persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre. Në të njëjtin koncert të organizuar nga Cinco Cavalli ishin të ftuar edhe disa artistë të tjerë, si Noizy, Dafina Zeqiri, Elgit Doda dhe Alban Skënderaj.

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit
“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
TAGGED:cinco cavallistresi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ledioni shtanget në Prime: Ua, thash se ishte Luiz Ejlli
Next Article Kishte ardhur për festa, kjo është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Korçë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Të famshëm
October 23, 2026
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Vip Travel
October 22, 2026
Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë

October 9, 2026
Aktualitet

Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
Politikë

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe

October 9, 2026
Aktualitet

Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec

October 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?