Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: 8 arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > 8 arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
Shëndeti

8 arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

Last updated: August 1, 2024 13:03
4 Min Read
SHARE
Banner

Dhimbja e këmbëve nuk është e pazakontë nëse keni qëndruar në këmbë për shumë orë sepse keni pasur një ditë jashtëzakonisht aktive.

Por nëse vazhdimisht vëreni se i ndjeni këmbët e rënduara dhe të fryra, ju mund të keni të bëni me një problem shëndetsor.

Fajtorët e mundshëm mund të jenë të shumtë dhe disa mund të lidhen me problemet në venat tuaja.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Keni variçe

Variçet mund të bëjnë që këmbët tuaja të dhëmbin, të jenë të rënduara apo të kruhen, veçanërisht pasi uleni ose pas qëndrimit në këmbë për orë të gjata.

Sindroma e këmbëve të lodhura

Sipas ekspertëve të shëndetit kjo sindromë mund të krijojë ndjesi të pakëndshme dhimbjeje ose pulsimi që largohen vetëm kur lëvizni këmbët. Shqetësimi është më i zakonshëm gjatë natës kur jeni ulur ose shtrirë.

Po stërviteni shumë

Nëse vazhdimisht i ndieni këmbët të rënduara ose të ngurta e të lodhua, dhe nuk ndiheni mirë edhe pas pushimit, mund të keni të bëni me sindromën e mbistërvitjes.

Ajo karakterizohet nga ndjesia e lodhjes ose e djegies së bashku me përkeqësimin e performances tuaj dhe mund t’i ndodhë kujtdo që e tepron me stërvitjen.

Keni limfedemë

Problemi buron nga grumbullimi i lëngjeve të tepërta limfatike, i cili shkakton ënjtje dhe rëndesë. Mund të ndodhë në këmbë ose në krahë dhe më së shpeshti shfaqet tek personat që i janë nënshtruar operacionit, rrezatimit ose kimioterapisë. Në disa raste mund të preken edhe persona që janë të shëndetshëm.

Mund të keni insufiçiencë venoze

Kjo gjendje ndodh kur venat kanë probleme me dërgimin e gjakut nga këmbët në zemër.

Gjendja mund të shkaktohet nga një mpiksje gjaku në këmbë, por gjithashtu mund të jeni në rrezik më të lartë nëse keni obezitet, jeni shtatzënë, keni një histori familjare.

Obeziteti

Obeziteti mund të ushtrojë presion shtesë mbi venat tuaja, gjë që mund të rrisë rrezikun për probleme si venat dhe si pasojë të shkaktojë rëndesë të këmbëve.

Keni të bëni me një problem me shtyllën kurrizore

Stenoza spinale prek më shpesh të rriturit mbi 60 vjeç dhe shkakton ngushtimin e kanalit kurrizor i cili shkakton dhimbje në shpinë dhe në këmbë.Mund të keni sëmundjen e arterieve periferike

Ndodh kur grumbullimi i pllakave në arterie bën që enët që dërgojnë gjakun nga zemra në këmbë të ngushtohen. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, rëndesë dhe dobësi të këmbëve.

Mangësia në vlera ushqyese

Nivelet e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë ose një lloj rëndese.

Trajtimi

Vishni çorape që shtrëngojnë butësisht këmbët tuaja për të ndihmuar gjakun të lëvizë nëpër vena në mënyrë më efikase. Ato mund të jenë të dobishme për të reduktuar ose parandaluar ënjtjen, veçanërisht për problemet e lidhura me venat si pamjaftueshmëria venoze.

Mbështetja e këmbëve në një jastëk mund të ndihmojë që gjaku ose lëngjet e grumbulluara të largohen nga këmbët dhe të lehtësojnë ënjtjen.Të qenit aktiv mund të inkurajojë qarkullimin më të mirë të gjakut.

Kripa ose natriumi bëjnë që trupi juaj të mbajë më shumë ujë. Kjo mund të nxisë edhe enjtjen në këmbët tuaja.

Arritja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun për probleme që mund të kontribuojnë në rëndimin e këmbëve, duke përfshirë limfedemën, venat me variçe dhe pamjaftueshmërinë venoze.

Nëse rëndimi i këmbëve po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, ju duhet të flisni me një mjek. /AgroWeb.org

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Kembet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Alma Bektashi flet për tradhëtinë e ish-bashkëshortit: Lajmin e mora vesh nga portalet
Next Article Merr fund martesa e yjeve të Hollywood? Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bëjnë kërkesë për divorc

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026
E papritur/ Albana Osmani i bën thirrje publike Ledion Liços para nisjes së BBVA 6
Të famshëm
September 13, 2026
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Aktualitet
September 13, 2026
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Kulturë
September 13, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?