Saturday, December 28, 2024

“Nuk e di nëse mund të bëj s*ks me Taikën…”/ Rita Ora rrëfen ngjarjen e sikletshme me bashkëshortin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka treguar se është konfuze nëse mund të bëjë seks me bashkëshortin e saj Taika Waititi në shtëpinë e prindërve të saj.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Rita tha se prej disa ditësh po qëndron tek shtëpia e prindërve sepse në banesën e saj dhe Taikës në Londër po bëhen rinovime.

“Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse shtëpia ime është në rinovim për momentin”- tha ajo.

Rita tha se bashkëshorti i saj po planifikonte që në fundjavë të qëndronte me të te familja e prindërve të saj.

E teksa ishte hera e parë që Taika dhe Rita do flejnë për herë të parë së bashku në shtëpinë e prindërve të saj, këngëtarja ndihet e turpëruar dhe nuk din nëse do të mund të bëjë seks me bashkëshortin apo jo.

“Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë për fundjavë, kështu do të jemi të gjithë në të njëjtën shtëpi. Do të flejmë në një krevat i vogël si dopio dhe kurrë nuk kam kryer marrëdhënie me burrin tim në shtëpinë e prindërve. Nuk e di a më lejohet”– tha Rita.

Ndonëse gazetarja i tha që është e martuar tashmë, Rita u shpreh: “E di, por prapë… Nuk e di nëse është e ndershme.”

Dy vite më parë këngëtarja u martua me regjisorin 48 vjeçar i cili ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles