Monday, December 23, 2024

Dikur mikesha të pandara, çfarë ka ndodhur mes Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit?

Dy aktoret Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi, përveçse kolege janë cilësuar gjithmonë si mikesha të ngushta.

Por prej kohësh, Arjola dhe Adriana nuk kanë asnjë postim me njëra-tjetrën, as në ditët më të vështira të Adriana Matoshit pak javë më parë, mungoi një postim publikisht nga Arjola Demiri, në betejën e aktores me tumorin për herë të tretë.

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e kto tjerat”, shkruan Adriana Matoshi.

Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashu edhe ekonomikisht. Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.

Prandaj duket se postimi i Adrianës lidhet drejtëpërdrejtë me aktoren.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles