Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Vlorën, djali i “të fortit” u ekzekutua për 500 mijë euro drogë të humbur, ja deklarata “bombë”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Vlorën, djali i “të fortit” u ekzekutua për 500 mijë euro drogë të humbur, ja deklarata “bombë”
Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Vlorën, djali i “të fortit” u ekzekutua për 500 mijë euro drogë të humbur, ja deklarata “bombë”

Last updated: March 28, 2024 08:02
8 Min Read
SHARE

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, ka dhënë detaje për vrasjen e Gëzim Sinamatit në qytetin e Vlorës disa javë më parë. Bregu theksoi dje në një media se zbardhja e këtij krimi nuk do të jetë një punë e lehtë për policinë, pasi sipas tij autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë, qoftë ADN, gëzhoja apo mjet të djegur. “Pushka nuk u dogj, çdo gjë është në dorën e autorit të krimit. Dyshime ka pafund se inteligjenca policore në këtë konflikt kishte materiale sekrete të ruajtura për kohë të gjatë, të bollshme në rastin konkret. Gjithsesi nuk provoheshin dot në vendin e ngjarjes. Vrasjet me snajper në Shqipëri nga një largësi e madhe ndodhin rrallë, se nuk ka ende persona që e kanë këtë aftësi, por ja që gjenden. Asnjë vrasje me snajper në Shqipëri nuk është zbardhur, sepse nuk lë prova. Por policia i ka dyshimet e saj. Edhe nga infot që kishte mbledhur, në pjesën e parë të hetimit çdo gjë që u lidh me një sasi të konsiderueshme droge të humbur në Gjermani, prej 500 mijë eurosh mes grupeve në Vlorë. Pista është dhe ndonjë hakmarrje e mundshme por ende nuk ka siguri dhe aq më tepër të jetë gjendur ekzekutori fizik. Policia është në alert prej kësaj vrasjeje”, deklaroi Bregu. Kujtojmë se Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai”, në vitin 1997 në Vlorë. Sokol Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Asokohe, ai mori leje, por nuk u kthye më në qeli. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës, ka ndodhur në 26.06.2002. Gjithashtu, në vitin 2022, xhaxhit të 23-vjeçarit, po ashtu person me precedent penalë, i është vënë tritol në makinë.

Atentati i “Don Boskos”

Ndërkohë për herë të parë emisioni “Në shënjestër” do të përpiqet edhe njëherë nëpërmjet fakteve të reja, të hedhë dritë mbi këtë ngjarje kriminale dhe përfshirjen e Kasandër Nogës dhe nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Si njerëzit e Kasandër Nogës i ndoqën vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tyre? Dhe pse ata gabuan shënjestër dhe qëlluan mbi persona që nuk kishin lidhje me hasmin e tyre të vjetër? Por siç rezultoi më pas, dhe që tashmë është e njohur, viktima Erjon Çela një shitës produktesh duhani pranë lokalit ku po pinte kafe dhe miqtë e tij në tavolinë, ishin objektivi i ngatërruar i atentatit. Në fokus të personave që qëlluan nuk ishin ata, por Erjon Hasanbelli dhe nipat e tij, të cilët në atë moment nuk ndodheshin në lokal, pavarësisht se ai ishte bari ku ata shikoheshin shpesh të frekuentonin. Ai që u bë i penduari i parë i kësaj ngjarje dhe rrëfeu planin për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, ishte Indrit Beqiraj. Ai i tregoi para grupit hetues se ai dhe vëllai i tij Gentjani, ishin paguar nga Kasandër Noga, nëpërmjet nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) për të vrarë fillimisht shtetasin Geron Hasanbelli dhe në mungesë të tij vëllain Erjonin, ose nipat e tyre. Rrëfimi i Indrit Beqiraj, lidhur mbi masakrën e ‘Don Boskos’ dhe përfshirjen në këtë krim të Kasandër Nogës, erdhi pas një tjetër ngjarje, ku Indriti dhe vëllai i tij Gentjani ishin marrë peng nga një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në Durrës, për të cilin ata ishin paguar për ta ndjekur nga pas dhe për ta vrarë, kundrejt pagesës. Ashtu sikur ishin rekrutuar edhe për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, po kundrejt pagesës, nga Kasandër Noga dhe nipi i tij Kevin Zeneli (Suçi). Sipas vëllezërve Beqiraj, personi i parë që i kishte kontaktuar për të vrarë Geron Hasanbelli, ishte Ilirian Feçi, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro për ta kryer këtë vrasje, të cilën sipas tij e kërkonte me çdo kusht Kasandër Noga. Por ndërsa vëllezërit Beqiraj, nuk kishin mundur ta kryenin këtë vrasje, një ditë ata shikojnë në televizor, se puna që kishin marrë përsipër, ishte kryer nga një tjetër grup kriminal. Por, në vend të objektivit të vërtetë të atentatit, ishin vrarë persona të tjerë të pafajshëm. Indrit Beqiraj tha më tej se ai u përpoq të lidhej që nga ai moment me Kevin Zenelin, por kjo telefonatë ishte e pamundur, pasi Kevini e kishte telefonin të fikur.  Ndërkohë që ai vetë filloi të dyshonte fort se autorësinë e krimit të ‘Don Boskos’ e kishte marrë përsipër dikush tjetër ose Kevini ia kishte dhënë një vrasësi të ndryshëm me pagesë. Edhe pse nuk po kuptonte se përse nuk ishin vrarë objektivat që atij i ishin dhënë më herët nga Kevini dhe Kasandër Noga, por emra të tjerë për të cilët nuk ishte folur më parë. Ndërkohë, ata u takuan së bashku dy ditë më pas, ku Indriti e pyeti për atë çfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe:

Përplasja për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, Farage i përgjigjet sfidës
‘Po bëjmë sikur jemi bashkë’, zërat për ndarje e aktrim, flet Luiz Ejlli
Këmbimi valutor 28 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Ilir Kupës i rrëzohet kërkesa, mbetet i izoluar në “41 Biss”

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”. Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular. Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat. Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë. Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh. Ai njihet për ngjarjen e rëndë në burgun e Trikallasë në Greqi në vitin 2013, kur u arratis me bujë duke sjellë një sërë shkarkimesh në sistemin e burgjeve atje.  Banda e “Babagjyshëve” në Shqipëri ka realizuar një sërë grabitjesh, ku spikat ajo e vjedhjes së një qendre tregtare në prag të vitit të Ri, ku disa persona të veshur si Babagjyshë u futën me armë në një argjendari dhe morën me vete florinj. Grupi përbëhej nga 11 persona të cilët morën emrin “Banda e babagjyshëve”. Ata ishin: Ilir Kupa; Fatmir Pjetri; Agustin Sula; Julian Qerushi; Dritan Kola; Saimir Kala; Mark Shpendi; Hajdar Sefa; Lin Kala; Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Çmimet në qiell, shitjet në tokë – kriza e heshtur e pasurive të paluajtshme
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit
Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjekja e njohur e QSUT, përlotin kolegët: Ishe frymëzim
“FBI”-ja shqiptare/ Gara për kreun BKH-së, skualifikohen nga konkurrimi 6 nga 13 kandidatë
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
TAGGED:vrasjevrasje ne vlore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Next Article Macja i ‘kërkon’ falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta
Të famshëm
June 30, 2025
“Doja të largohesha nga emisioni” / Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar
Të famshëm Tv Shows
June 30, 2025
Europa në alarm për shkak të temperaturave ekstreme/ Aktivizohen masa emergjente
Moti
June 30, 2025
Temperatura deri në 40 gradë/ Paralajmëron meteorologu, ja deri kur do zgjasë vala e të nxehtit: Në fundjavë pritet…
Moti
June 30, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda!

June 24, 2025
Aktualitet

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete të vendit

June 24, 2025
Aktualitet

IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir

June 21, 2025
Aktualitet

Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy personave, plas sherri në mes të rrugës

June 21, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?