Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: I dha fund martesës me Elia Zaharia dhe u lidh me fotografen, Princ Leka nuk fshihet më! I shpreh publikisht ndjenjat Blerta Celibashit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > I dha fund martesës me Elia Zaharia dhe u lidh me fotografen, Princ Leka nuk fshihet më! I shpreh publikisht ndjenjat Blerta Celibashit
Të famshëm

I dha fund martesës me Elia Zaharia dhe u lidh me fotografen, Princ Leka nuk fshihet më! I shpreh publikisht ndjenjat Blerta Celibashit

Last updated: January 31, 2024 13:04
5 Min Read
SHARE
Banner

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth dy javë më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërish procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi.

Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

Lexo edhe:

Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Nga politikani te analisti, gazetari zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?
Emra Brah vjen me “Shpirti”, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme
Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj.

Ndërkohë vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre.

Ai ka komentuar emoji me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi.

Konfirmimi i ndarjes

I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 Janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.

Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.

“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën”, thuhet në reagimin në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Ndërkohë theksohet s Princ Leka nuk do të bënte komente apo deklarata të tjera në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar respektimin e privatësisë.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruhet në postim.

Nga ana tjetër, Elia Zaharia i konsideroi muajt e fundit si të vështirë, duke u shprehur se ky nuk është një realitet që e lumturon.

Ajo theksoi se nuk do kishte zgjedhur për vajzën saj të rritej me prindër të ndarë, por theksoi se “ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje”.

“Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë”, shkroi Elia Zaharia.

Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda
Elijona dhe Klodi i japin fund lidhjes, ja lëvizja e fundit që vulosi gjithçka
Këngëtari shqiptar rrëfen çfarë i kanë thënë ish-krerët e UÇK-së gjatë takimit
E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre
TAGGED:Blerta CelibashiPrinc leka

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dënohet me mbi 4 vite burg ish-ministri shqiptar, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij (EMRI)
Next Article Çfarë po ndodh me Flor Binaj? Aktori habit ndjekësit me vendimin e tij

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza
Aktualitet
September 26, 2026
Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Vip Travel
September 26, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë
Aktualitet
September 26, 2026
Dita nis me vranësira të dendura, në këto zona priten reshje shiu
Moti
September 26, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

September 19, 2026
Të famshëm

Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës

September 18, 2026
Të famshëm

Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’

September 18, 2026
Të famshëm

A janë ndarë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj? Gazetari flet për raportin e dy artistëve

September 18, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?