Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri
Shëndeti

OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Last updated: January 16, 2021 08:34
4 Min Read
SHARE
Banner

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar të Premten me praninën e Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri.

Oksimetria e pulsit është një mënyrë e padhimbshme dhe e besueshme për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak të një personi nga klinicistët, e cila mund t’i ndihmojë pacientët për të përcaktuar se kur mund të kenë nevojë për të kërkuar një shkallë më të lartë kujdesi shëndetësor

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Duke shprehur mirënjohje për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm, Ministrja Manastirliu theksoi se “luftën me COVID-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!”

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Zingraf theksoi se “Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”

Teksa OBSh-ja dhe partnerët vijojnë punën për sigurimin e plotësimit të angazhimeve për furnizimet e nevojshme të përgjigjes ndaj COVID-19, përfshirë pajisjet personale mbrojtëse, ato të testimit diagnostik dhe kujdesit klinik, Dr. Menne theksoi se Zyra e OBSh-së në Shqipëri mundësoi sjelljen e shpejtë dhe në kohë të donacionit të ndihmës humanitare prej 1000 pajsijesh oksimetrie nga Gjermania në Shqipëri. “Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!” – tha ajo.

Përveç bashkërendimit aktivisht ndërmjet partnerëve shëndetësorë dhe donatorëve për sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme strategjike dhe teknike, OBSh-ja ka bashkëpunuar ngushtësisht në çdo hap me autoritetet shqiptare të kujdesit shëndetësor për përballjen strategjike me pandeminë.

Me mbështetjen e OBSh-së, Shqipëria e pesëfishoi kapacitetin e testimit që nga maji i vitit 2020, ndërkohë që OBSh-ja ndihmoi në trajnimin e 7054 punonjësve të shëndetit në spitalet universitare, rajonale dhe komunale.

Për herë të parë, OBSh-ja e mbështeti teknikisht Shqipërinë për t’u përfshirë në një provë të madhe ndërkombëtare: me 65 pacientë pjesëmarrës, ajo është një nga vendet e grupit të shtevete të përfshira në Provën Ndërkombëtar të Solidaritetit të OBSh-së – ku arritën të grumbulloheshin 12 000 pacientë në më shumë se 500 spitale në mbarë botën – për të përcaktuar nëse kombinime të ndryshme të baranve mund të kenë ndonjë efekt në shkallën e vdekshmërisë, nisjen e ventilimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital të pacientëve me COVID-19.

Më tej, OBSh-ja dhe partnerët po punojnë me Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera, përmes Instrumentit të COVAX-it, për të siguruar një qasje të drejtë e të barabartë të të gjitha shteteve ndaj vaksinës, dhe përmes kornizës së alokimit për përcaktimin e përparësive brenda cdo vendi të grupeve të para të disponueshme të vaksinës.

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Ogerta manastirliu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Eurostat: Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri
Next Article Dalin provat se kosovari që iu bashkua “Për’puthen” njihet me Tean dhe Melisën(FOTO)
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këto 7 sjellje të pronarit qeni i mban mend për një kohë shumë të gjatë
Kuriozitete
September 8, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
September 8, 2026
Diell dhe kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot
Moti
September 8, 2026
Horoskopi 8 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
September 8, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?