Arbana Osmani ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Pavarësisht thashethemeve në media dhe faktit që moderatorja nuk ka ndarë foto në rrjetet sociale, Vip Magazine ka mësuar se Arbana ishte e pranishme në eventin që mblodhi yjet mbrëmë në Pallatin e Kongreseve.
Në një video të postuar nga Top Albania Radio, ku flasin për mediat Luizi dhe Kiara, Arbana shihet pas tyre teksa ngjit shkallët për t’u pozicionuar për të parë filmin.