Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale. Përveç projekteve të realizuara në punë, ajo ndan herë pas here edhe momente nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Rezarta i ka ngrohur mbrëmjen të gjithëve me një pamje të ëmbël, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha teksa mban të bijën, Herën mbi supe.
“Goca babit”, ka shkruar Shkurta krah fotos, në të cilën tregohet marrëdhënia e ngushtë babë e bijë.