Getinjo ka disa kohë prej kur ka dalur nga “Big Brother VIP Kosova”. Pak ditë pasi kaloi momente romantike për “Shën Valentin” me Vivin, reperi është sëmurë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një storje. Ai ka publikuar një foto nga spitali duke marrë infuzion.
Reperi ka treguar se është i sëmurë nga një grip.
Ndryshe, gjatë rrugëtimit të tij në “BBVK”, u komentua shumë për disa nga deklaratat e tij për tokën.