Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Si ndryshoi jeta e modeles pas daljes nga BBV? Beniada Nishani nis bashkëjetesën, dalin detajet e lidhjes së çiftit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Si ndryshoi jeta e modeles pas daljes nga BBV? Beniada Nishani nis bashkëjetesën, dalin detajet e lidhjes së çiftit
Të famshëmProfili i Vipave

Si ndryshoi jeta e modeles pas daljes nga BBV? Beniada Nishani nis bashkëjetesën, dalin detajet e lidhjes së çiftit

Last updated: December 11, 2022 19:48
7 Min Read
SHARE
Banner

Beniada Nishani po jeton momentin e saj më të mirë. Pas eksperiencës në “Big Brother, modelja seksi gjeti menjëherë punën e ëndrrave si moderatore.

Por, paralel me karrierën, Beniada gjeti dhe dashurinë. Vetëm pak javë më parë, “Panorama Plus” zbuloi historinë e saj me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë “shkesa” e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

Lexo edhe:

Kida i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë në një ceremoni në Romë
Pas ndarjes nga Elhaida Dani, Ledian Agalliaj bën publike dashurinë e re? Postimi në rrjetet sociale nxit dyshimet tek fansat
Heidi Baci largohet nga Wake Up, Blendi Salaj zbulon moderatoret e reja
Ekskkuzive/ Agron Llakaj dhe Kiara Tito, dyshja e prezantuesve këtë sezon në Portokalli

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA-ja, ku dhe ishte larguar vite më parë. Pak vite më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA.

“U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem ‘New York Red Bulls’, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëra shumë mirë. U aktivizova në ‘New York Red Bulls’, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 1 2 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë.

Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez, si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur. Fatkeqësisht, duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova.

Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht, punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë.

Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panel si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”.

Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Ish-banorja e BBV dhe Blerti, ndonëse vetëm pak muaj të lidhur e kanë çuar këtë histori në një tjetër nivel.

Bëhet me dije se dyshja tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, duke u angazhuar kështu maksimalisht në këtë marrëdhënie.

Pak kohë më parë, vetë modelja e mirënjohur ka pranuar se është në një lidhje dashurie.

Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku nuk shpëtoi pa u ngacmuar në lidhje me jetën e saj personale.

Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë.

“Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada. Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada.

Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.

Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale. Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës.

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjigj duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”.

Por biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se “do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat”.

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha, të të dalin të palarat”, i tha Manushi.

Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull, i cili nuk ka qenë shqiptar. Kujtojmë se ish-i dashuri i saj prej 7 vitesh ishte futbollisti i njohur, Mattia de Sciglio.

Kur ajo ishte pjesë e “Big Brother” qarkulluan edhe fotot e çiftit së bashku. Por, tashmë historia ka kohë që është mbyllur dhe Beniada ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë te djaloshi simpatik, Blerti.

Por duket se tashmë ajo dhe Blerti nuk e fshehin më këtë histori, duke jetuar si çift këtë lidhje në sytë e publikut. Ndonëse ata nuk kanë publikuar ende një foto së bashku si çift, modelja dhe ish-futbollisti kanë vendosur që të ecin me hapa të shpejta në këtë marrëdhënie, duke provuar edhe bashkëjetesën.

Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu, dyshja e re në krye të “Fiks Fare”
Ndryshime në “Në Shtëpinë Tonë”, largohen Julka Gramo dhe Linda Fishta, ja kush i bashkohet Alban Musës
Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Plot flirte e pasion, por kujdes me financat, ja çfarë parashikojnë yjet për javën e ardhshme
Next Article E gjeni dot për kë bëhet fjalë? Kjo vogëlushe është sot një vajzat më sensuale të showbiz-it shqiptar

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
September 2, 2026
Pas vapës, Europa drejt reshjeve të dendura dhe përmbytjeve: Shtatori sjell mot ekstrem
Moti
September 1, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet
August 31, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon

August 30, 2026
Të famshëm

Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…

August 30, 2026
Tv Shows

Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime

August 30, 2026
Të famshëm

Publikoi videon me ish-partnerin e saj, Rizarta Hoxha dhe Elton Tozaj ‘përplasen’ në instagram

August 30, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?