Ermal Mamaqi ka hedhur në treg librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili ka shkaktuar shumë debate në media.
Një ndër to, që ka komentuar kundër ka qenë gazetarja Iva Tiço dhe Ermali nuk ka nguruar që replikojë. Mirëpo, pas këtij debati virtual, i ftuar në “ABC e Pasdites”, ai ka treguar se ky konflikt nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.
“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.
Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.
Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, tha Ermali.
Më tej, i pyetur nëse Amin “e frenon” lidhur me komentet që thuhen në rrjet, ai u shpreh:
“Ajo është një frenë e fortë për ta bërë këtë. Pavarësisht kësaj ajo ka një lloj qetësie që më qetëson edhe mua. Këto përgjigje dhe kundërpërgjigje kanë kaluar një fazë marketingu për mua”.