Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Dhëndri i ish-zv/ministrit socialist kandidaturë unike e Metës, Berishës dhe Ramës kundër Erion Veliajt, PD zyrtare gati emrin surprizë për Bashkinë e Tiranës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Dhëndri i ish-zv/ministrit socialist kandidaturë unike e Metës, Berishës dhe Ramës kundër Erion Veliajt, PD zyrtare gati emrin surprizë për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Dhëndri i ish-zv/ministrit socialist kandidaturë unike e Metës, Berishës dhe Ramës kundër Erion Veliajt, PD zyrtare gati emrin surprizë për Bashkinë e Tiranës

Last updated: November 2, 2022 13:49
7 Min Read
SHARE

Ende pa u afruar fushata zgjedhore, ka plasur debati dhe lufta e nëndheshme se kush do të marrë drejtimin e Tiranës. Deri më 6 nëntor, të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në Primaret e brendshme të “Foltores” duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin. Kur kanë mbetur 4 ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar. Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre. Mjeku Ilir Alimehmeti është përfolur dhe nuk e ka mohuar kandidimin prej disa javësh dhe pritet të jetë kandidat. Po ashtu, edhe aktori Julian Deda ishte përfolur më herët dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar që edhe ai pritet të marrë pjesë në primare. Pra kjo do të jetë një garë mes katër personaliteteve me profile të ndryshme. Nga ana tjetër, gazeta “SOT” ka mësuar nga burime të brendshme nga selia blu se Partia Demokratike zyrtare e Alibeajt do të dalë me një emër shumë të njohur të politikës shqiptare për të marrë drejtimin e Tiranës. Por çfarë po luhet në prapaskenë? Gjithçka mund të përfundojë në një pazar, pasi në krye të Bashkisë së Tiranës, kandidati më i favorizuar nga Meta-Berisha dhe kryeministri Rama për të rivalizuar Erion Veliajn është Belind Këlliçi. Pra më shumë se sa kandidat i PD-së, Këlliçi do të jetë kandidat edhe i Ramës kundër Veliajt.

Luftë e fortë për të marrë Tiranën

Belind Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të vitit 2015. Në vitin 2022, Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike. Pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së Sali Berishën, FRPD dhe Belind Këlliçi iu bashkuan Foltores. Në 11 dhjetor 2021, Belind Këlliçi u zgjodh nga delegatët si drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, nga ku Lulzim Basha u shkarkua si kryetar i PD. Gjithashtu, marrëdhënia e tij e mirë me Ilir Metën ka ndikuar për përzgjedhjen si kandidat për Tiranën. Por jo vetëm kaq.

Lexo edhe:

Lëvizjet e monedhave sot/ Euro dhe franga forcohen, dollari në rënie të lehtë
Sot samiti i SEECP në Tiranë, ja rrugët ku do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit
Djali i Grida Dumës përlot me mesazhin për humbjen e babait
Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve

Skema e Ramës

Nga mbrapa Këlliçi nuk ka vetëm mbështetje të fortë Berishën dhe Metën, por edhe një pjesë të strukturave socialiste me në krye vetë kryeministrin Rama. Belind Këlliçi është bashkëshorti i Ana Shkrelit, vajzës së ish-zv ministrit socialist Artan Shkrelit, emër i njohur i partisë në pushtet dhe kupolës së qeverisë, i privilegjuar i Edi Ramës me poste të larta në qeverisjen e tij. Por kjo nuk është lidhja e vetme e Këlliçit me Partinë Socialiste. Ndërsa ai bënte opozitë, vëllai i tij merrte pagë nga një degë e ministrisë që drejtohet nga Belinda Balluku. Pas publikimit të listës së pagave, Reshard Këlliçi rezultoi i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë rreth 1.9 milion lek të vjetra. AlbGaz është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku. Pra në këtë situatë kryeministri Rama mund të përdorë të njëjtën skemë që ndoqi me Sali Berishën, të cilit i dha Bashkinë e Shkodrës nëpërmjet Tom Doshit. Edhe me Bashkinë e Tiranës, Rama do e kandidojë Erion Veliajn, i cili është i mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët, por në prapaskenë vota do të orientohet drejt Këlliçit.

Çfarë tregojnë sondazhet?

Këlliçi ka filluar ta ndiejë frikën e një kandidimi të mundshëm të mjekut Ilir Alimehmeti për Bashkinë e Tiranës, pasi sondazhet që janë zhvilluar deri më tani në disa media shqiptare nxjerrin fitues bindshëm Alimehmetin. Ka patur dhe sondazhe ku ka patur ndërhyrje të fortë nga strukturat e PS. Vetë organizatorët  kanë treguar se në momentin kur mjeku Alimehmeti ka marrë vota me një diferencë të thellë, rezultatet kanë ndryshuar në mënyrë drastike nga ndërhyrjet e politikës.

PD zyrtare gati emrin surprizë për Bashkinë e Tiranës

Nga ana tjetër, Partia Demokratike zyrtare po përgatit surpriza për Bashkinë e Tiranës.  Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur para pak ditësh se kjo forcë politike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023. Burime i thanë gazetës “SOT” se për të sfiduar Erion Veliajn, PD zyrtare pritet të kandidojë një emër surprizë për Bashkinë e Tiranës. “PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj. Më tej demokrati theksoi se, PD-ja do të testohet edhe vetë në zgjedhjet lokale, ndërsa nuk do të donte kurrë që të përsëritej 6 marsi. “Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, deklaroi më tej Alibeaj.

Shqiptari i merr jetën bashkëshortes para kalimtarëve— pret policinë i ulur: “E bëra atë që duhej”

Mësuesja e “Petro Ninit” kërkon ndihmën e shqiptarëve: Po më shuhen djemtë para syve nga sëmundja e rrallë

Tentuan t’i rrëmbenin vajzën pak ditë më parë/ Dedektivja Shkënda Lili reagon publikisht, flet për ngjarjen

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Edi Rama niset për në SHBA, do marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të George Soros

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Jeni gati për hitin e radhës? Xhensila Myrtezaj bashkon forcat me këngëtarin e njohur
Next Article Flor Gjini zbulon prapaskenat që i bëri Erjona Rusi për ta larguar nga emisioni: Kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e ‘Top Channel”…

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kthesa e papritur e motit, çfarë pritet të ndodhë sot gjatë ditës
Moti
June 17, 2025
Horoskopi 17 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 17, 2025
Gjykata merr vendimin për reperin Gjiko, reagon për herë të parë Elita Rudi
Të famshëm
June 16, 2025
Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet gjinia e bebit
Të famshëm
June 16, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Kursi i këmbimit 12 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

June 12, 2025
Aktualitet

Kush është ministri i Ramës që po hetohet? SPAK zbulon detajet e forta! A do arrestohet?

June 12, 2025
Sociale

“Pa tym, por jo pa rrezik” – IQOS po mashtron duhanpirësit me premtimin e rremë të sigurisë

June 11, 2025
Aktualitet

Akuzat e ngritura ndaj tij, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

June 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?