Mbreti Charls III ka fluturuar drejt Skocisë, vetëm një ditë pas ceremonisë së varrimit të nënës së tij, Mbretëreshës Elisabetë II.
Ai u largua nga aeroporti i Aberdeen pasi fluturoi nga RAF Northolt, në perëndim të Londrës. Fotot tregojnë Mbretin në pjesën e pasme të një makine tip “Audi” duke u larguar nga aeroporti skocez.
Dje nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë u varros në të njëjtin vend ku prehej bashkëshorti i saj, Princi Philip, në një ceremoni në kapelën e Shën Gjergjit në Ëindsor.