Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Misteri i dhomave të fshehura të piramidave
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Kuriozitete > Misteri i dhomave të fshehura të piramidave
Kuriozitete

Misteri i dhomave të fshehura të piramidave

Last updated: September 15, 2022 07:24
7 Min Read
SHARE
Demo

Me dhomat e tyre të fshehta, piramidat e Gizës kanë ende për të zbuluar të gjitha sekretet e tyre – si është e mundur kjo? “Më në fund kemi bërë një zbulim të mrekullueshëm në Luginë; një varr madhështor me vula të paprekura, si një lloj ftese për ardhjen tuaj”- shkruante Hauard Karter në një mesazh të shkruar me ngut për Xhorxh Herbertin, duke e inkurajuar këtë të fundit t’i bashkohej në atë ekspeditë.

Qe viti 1922, dhe Karteri kishte ngecur në varrin e ruajtur në mënyrë të përsosur të faraonit egjiptian Tutankhamun. Zbulimi i thesareve të mbretit Tut, u bë menjëherë një sensacion në mbarë botën. Edhe pse Tutankhamuni nuk qe vetë i varrosur në një piramidë, njohuria se faraonët e tjerë ndodheshin aty, bëri që shumëkush të pyeste veten se çfarë dhomash të pazbuluara mund të gjendeshin brenda strukturave të mëdha.

Demo

Por, pavarësisht nga fakti se ata kanë qenë në shkretëtirë për mijëravjeçarë, ne ende nuk dimë shumë mbi brendinë e piramidave. Kohët e fundit, kandidati presidencial amerikan Ben Karson komentoi teorinë e tij se piramidat kanë qenë përdorur kryesisht për ruajtjen e grurit, dhe kjo për tmerrin e shumë mediave amerikane. Pse misteret e piramidave dhe teoritë alternative vazhdojnë edhe sot? Dhe pse nuk i kemi hulumtuar ato plotësisht?

Lexo edhe:

Sipas shkencës, ky është emri më i bukur në botë!
Emra Brah rikthehet me projektin më të ri muzikor “Ca than”
E dinit? Të qeshurit gjatë situatave serioze, është shenjë inteligjence dhe forcë emocionale
Ndryshimi i orës, kur i kthejmë akrepat e orës një orë prapa?

Piramidat janë struktura të një rëndësie arkeologjike të jashtëzakonshme. Në fakt, ato janë aq të rëndësishme – nga dizenjimi kompleks i hieroglifeve dhe objekteve të gjetura brenda tyre – sa që çdo sugjerim i hyrjes me forcë tek tunelet apo dhomat e brendshme, do të shihej si i papërshtatshëm dhe i papërgjegjshëm.

Praktika moderne arkeologjike merret me “garantimin që ne nuk jemi duke dëmtuar trashëgiminë, të cilën po përpiqemi ta kuptojmë”- shpjegon Elis Stivenson në Muzeun e Arkeologjisë Egjiptiane në Londër. Për shembull, “CyArk” – një organizatë jo-fitimprurëse – filloi kohët e fundit të ruajë në formatin dixhital mbi 500 site të trashëgimisë botërore, nga

Porta e Brandenburgut tek Zigurat i Urit në Irak, duke përdorur lazera jo-invazivë.

Teknologjia e tyre do të kapë imazhet në 3D, pa nevojën e prekjes së tyre. Por Stivenson thotë gjithashtu se kundër-teoritë në lidhje me piramidat si hambarë të mëdhej nuk janë të dobishme. “Arkeologët kanë gjetur në fakt kapanone të grumbullimit të grurit në Egjipt, ato janë të mirënjohura për ne, dhe nuk duken aspak si piramida”- thotë ajo. Edhe zyrtarët egjiptianë reaguan kohët e fundit për të hedhur poshtë idetë e Karsonit.

Por kjo lë ende të hapur çështjen e asaj që dimë mbi brendinë e piramidave.

Marrim Piramidën e Madhe në Giza. E ndërtuar më shumë se 3000 vjet më parë, nga më shumë se 2 milionë blloqe prej guri, Piramida e Madhe është më e madhja në botë, me nje lartësi prej 139 metrasj, edhe pse ajo mund të ketë qenë pak më e lartë kur është ndërtuar.

Ajo është një ndërtesë e madhe. Por ne kemi qasje në pak dhoma brenda saj, si galeria e madhe dhe dhomat e mbretit e mbretëreshës. Kjo ndoshta ka ngritur më shumë pyetje se përgjigje. Temperaturat më të larta mbi gurë të caktuar, të zbuluara gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit, mund të jenë një tregues i dëmtimit të tuneleve ku janë të pra rrymat e ajrit.

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të ditur me saktësi- shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt janë nën urdhrat e rrepta për të mos kryer gërmime invazive. Sido që të jetë, “National Geographic” njofton se autoritetet egjiptiane janë tanimë të interesuara tek ideja e marketingut të qasjes turistike tek çdo dhomë e re që mund të zbulohet.

Kjo është diçka që do të duhej të organizohej më me përgjegjësi, por Stivenson thotë se e kupton pse mund të ketë interes tek kjo ide. “Mendoj se është e rëndësishme për turizmin egjiptian”- komenton ajo, duke shtuar, “dhe unë mund të kuptoj se ata do të duan të krijojnë sa më shumë mundësi për të reklamuar mrekullitë e botës së lashtë”.

Teknologjitë e skanimit dhe të sensorëve, ka të ngjarë të jenë mjetet kryesore për hetuesit e piramidave në vitet që do të vijnë. Analizat me rreze infra të kuqe nga satelitët që sillen në orbitë rreth tokës, ka ndihmuar edhe në zbulimin e piramidave të varrosura, kështu që ekzistojnë shumë shembuj tashmë se si teknologji të tilla mund të rrisin të kuptuarit tonë mbi këto struktura enigmatike

Por ne ndërkohë mund të ndihmohemi nga robotët. Një dhomë në Piramidën e Madhe që nuk është arritshme nga njerëzit, u vëzhgua 4 vjet më parë nga një makineri. Një tunel i vogël dhe i çuditshëm, të çon nga dhoma e mbretëreshës në një zonë tjetër pa dalje. Ai ka qenë i njohur që nga viti 2002, kur një robot u përdor për të shpuar përmes një guri një “derë”, dhe filmoir atë që ndodhej pas saj. Por imazhet nuk treguan shumë.

Në vitin 2011, u dërgua një pajisje më fleksibël, e cila filmoi hieroglife misterioze të kuqe, që nuk qenë parë nga sytë e njeriut për mijëra vjet. Edhe kjo ekspeditë e teknologjisë së lartë, dha vetëm  disa grimca të asaj që ndodhet në atë dhomë të Piramidës së Madhe. Derikur provat shkencore mund të na ndriçojnë, do të mbetet errësirë në lidhje me atë se çfarë mund të kenë dhomat e tjera brenda piramidave të Egjiptit.

Për Stivenson, ndjenja e misterit është diçka me të cilën ne kemi jetuar prej një kohë të gjatë. Në fakt, kjo është pjesë e marrëdhënies sonë kulturore me piramidat për qindra vjet. “Ato kanë qenë një burim i çudisë për shumë shekuj me radhë”- thotë ajo. “Unë mendoj se kjo është natyra e monumenteve – ato kapërcejnë kaq shumë breza”.

Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine
Cila familje është vërtet e lumtur? Vetëm pak njerëz e japin përgjigjen e saktë në këtë test psikologjik
Sa është ora në këtë orë të “fshehur” – sfida që vetëm më të zgjuarit arrijnë ta zgjidhin
Si ngjyrat e mureve ndikojnë tek humori juaj, ja këshillat që nuk duhen humbur
Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë të kursesh shumë para

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë do të veshë familja mbretërore në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth?
Next Article Arsyeja e fortë pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Xheneta zbulon si i shpëtoi arrestimit në Dubai
Të famshëm
October 20, 2025
Akuzohen se dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha
Të famshëm
October 20, 2025
Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë
Të famshëm
October 20, 2025
Mot me diell dhe temperatura deri në 23 gradë Celsius
Moti
October 20, 2025

Lexo edhe:

KurioziteteShëndeti

Çaji i nxehtë në verë? Ja 5 përfitimet surprizuese që nuk i dinit më parë

August 14, 2025
Kuriozitete

STUDIMI/ Ja pse burrat duhet t’i bëjnë punët e shtëpisë!

August 7, 2025
Kuriozitete

Pse disa njerëz nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

August 4, 2025
Kuriozitete

Studimi i Microsoft tregon 40 profesionet më të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale dhe ato më pak të prekshme

August 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?