Me anë të një postimi në rrjete sociale, Shqipe Hysenaj deklaroi se Andi dhe Tea njihen që para “Përputhen”.
Ajo publikoi një foto të Andit pranë një vajze që i ngjan Teas.
“Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit, janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin…hë Olsa të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji…apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet? Tani do e tregosh veten sa e drejtë je, se unë të njoh po për publikun që nuk të njeh. Me mua e tregove drejtësinë”, shkroi Shqipja.
Mirëpo duket se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.Fotoja është shkrepur në vitin 2016.
Ndërkohë autorja e programit Osla Muhameti tha se disa që janë jashtë programit po përpiqen të marrin famë duke shpifur. Ajo tha se takimi i sotëm do të vijojë, ndërsa kjo temë e hapur nga Shqipja do të diskutohet të hënën. Shqipja nga ana tjetër ka premtuar se do i nxjerrë të palarat të gjithë konkurrentëve. /Vip-magazine.al