Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina është vazhdimisht në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj private.
Ajo është gjithashtu tepër aktive në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj merr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një fotografi ku është shfaqur mjaft provokuese ku dhe ka bërë një kërkesë epike për gratë.
“Oj gra mshelni (mbyllni) burrat”, shkroi ajo.
Gjithashtu këngëtarja shkroi se kushdo që dëshiron ta bëjë bashkëshorten e tij me nerva, mund të thotë emrin e saj.
“Thuaj emrin tim, bëje gruan tënde nervoze”, shtoi më tej këngëtarja.