Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara, po Shqipëria?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara, po Shqipëria?
Botë

Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara, po Shqipëria?

Last updated: February 21, 2022 10:48
3 Min Read
SHARE

Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve.

Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

Lexo edhe:

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë. Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.

Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend. /DW

Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)
Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë
TAGGED:Gjermania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare ylli i YouTubes, Jamal Edwards
Next Article “Do na bëni të puthemi”, Eduart Grishaj tregon kush do jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pamje që nuk ishin parë kurrë/ Loredana dhe Karim Adeyemi zbulojnë ceremoninë e tyre sekrete
Të famshëm
June 5, 2026
Ledri Vula dhe Sara Hoxha sërish “bashkë” (FOTO)
Profili i Vipave
June 5, 2026
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
Politikë
June 5, 2026
A do të ketë rikthim? Flor Mumajesi emocion Soni Malajn në Ferma Vip me surprizën magjike
Të famshëm
June 5, 2026

Lexo edhe:

Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Botë

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

February 6, 2026
Vip Travel

Nuk është as Gjermania dhe as Mbretëria e Bashkuar, ja cili është vendi që konsumon më shumë birrë

January 29, 2026
Botë

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

January 26, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?