Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Njihuni me 5 lëndët ushqyese për 1 mendje të shëndetshme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Njihuni me 5 lëndët ushqyese për 1 mendje të shëndetshme
Shëndeti

Njihuni me 5 lëndët ushqyese për 1 mendje të shëndetshme

Last updated: December 12, 2021 11:41
4 Min Read
SHARE
Banner

Ekzistojnë disa faktorë të tillë si regjimi ushqimor, që mund të bëjnë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për shëndetin dhe fuqinë e trurit. Në mënyrë të veçantë, marrja e llojit të duhur të lëndëve ushqyese mund të ndihmojë në mbrojtjen e funksioneve njohëse.

Ju njohim më poshtë me lëndët ushqyese më të rëndësishme.

Vitamina D
Vitamina D është e njohur gjerësisht për rolin e saj në fortësinë e kockave sepse është thelbësore për përthithjen e kalciumit nga organizmi. Por ajo është e rëndësishme edhe për shëndetin neurologjik sepse ndihmon në ruajtjen e strukturës së neuroneve. Në thelb, vitamina D mbron trurin nga efektet e plakjes dhe forcon shëndetin tuaj mendor. Mungesa e vitaminës D në organizëm lidhet edhe me ndryshimet e humorit dhe depresionin. Për të rriturit, doza rekomanduar ditore është 20 mikrogramë. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: peshku ton, salmoni, mëlçia e viçit dhe të verdhat e vezëve. Gjithashtu kur ekspozoheni në diell, ju ndihmoni trupin tuaj të prodhojë më tepër vitaminë D.

Omega-3
Disa lloje të acideve yndyrore omega-3 janë të dobishme në mbrojtjen kundër inflamacionit të qelizave të trurit. Hulumtimet kanë treguar se kjo mund të lidhet me efekte të dobishme në çrregullimet e humorit. Madje disa studime tregojnë se konsumi i ushqimeve me omega-3 lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit, demencës dhe problemeve të tjera të ngjashme. Me kalimin e moshës është shumët e rëndësishme të siguroheni që të konsumoni sasi të mjaftueshme të omega-3. Ka shumë ushqime të pasura me omega-3 të tilla si salmoni, sardelet, arrorët dhe fasulet.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Magnezi
Magnezi është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin e trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky mineral i fuqishëm është veçanërisht jetik për sistemin nervor dhe mbron neuronet nga shkatërrimi. Krahas kësaj ka prova të forta që sugjerojnë se magnezi luan një rol në parandalimin e migrenës, depresionit dhe ankthit. Të rriturit kanë nevojë për 310 deri në 420 miligramë magnez në ditë. Për të përfituar më shumë nga ky mineral, konsumoni më shpesh me ushqime të pasura me magnez si spinaqi, fasulet dhe orizi kaf ose mund të merrni një suplement ditor.

Vitamina C
Vetitë antioksiduese të vitamonës C jo vetëm që forcojnë imunitetin por edhe ndihmon edhe trurin. Ajo pengon shkatërrimin e qelizave të trurit dhe kjo mund të ndihmojë në rritjen e përqëndrimit dhe të aftësive njohëse. Mungesa e vitaminës C në organizëm është e lidhur gjithashtu me simptomat e depresionit. Lajmi i mirë është se është shumë e lehtë të marrësh vitaminë C mjaftueshëm përmes ushqimit. Femrat kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë, ndërsa meshkujt për 90 miligramë në ditë. Specat, agrumet, brokoli, lakrat e brukselit, frutat e pyllit janë disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C.

Vitamina B12
Jo vetëm që B12 ndihmon në zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit, por është jetik në parandalimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qëndror si çrregullimet e humorit dhe demencës. Të rriturit kanë nevojë për 2,4 mikrogramë në ditë, ndërsa gratë shtatzëna dhe ato me gji për 2,8 mikrogramë në ditë. Vitamina B12 gjendet natyrshëm tek produktet shtazore si edhe tek drithërat./AgroWeb

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:shendeti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Pallohej me kë ti dilte përpara, diplomatët i kishte fiksim, mbante dhe një dashnor me shumë pushtet dhe lek”, për kë e ka këtë rrëfim tronditës Kreshnik Spahiu
Next Article Arjola përplaset ashpër me banorin e shtëpisë së “Big Brother VIP”: Je më i padrejti këtu, i papjekur

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

U tha se është ndarë me Klodin, Elijona flet hapur! Zbulon gjithçka ndodhi
Të famshëm
September 4, 2026
Babai i Edit i reagon Jozit, e paralajmëron ashpër
Të famshëm
September 4, 2026
Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj
Aktualitet
September 4, 2026
Kërcënohet me jetë gazetari Elton Tozaj pas deklaratave për sherrin mes Jozit dhe Edit
Të famshëm
September 4, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?