Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: U certifikua dy javë më parë/Koncesioni mbyll laboratorin e QSUT-së për koronavirusin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > U certifikua dy javë më parë/Koncesioni mbyll laboratorin e QSUT-së për koronavirusin
AktualitetSociale

U certifikua dy javë më parë/Koncesioni mbyll laboratorin e QSUT-së për koronavirusin

Last updated: July 30, 2020 07:24
8 Min Read
SHARE

Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjii së, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laboratorit të referencës në ISHP, inspektoi laboratorin e QSUT dhe ndau lajmin se tashmë edhe në këtë laborator mund të kryheshin testet në ‘Real Time PCR’ për identifikimin e SARS-CoV-2.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre,” deklaroi Manastirliu.

Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë e ka pasur qëllim primar testimin, gjurmimin, izolimin dhe mundësinë e kufizimit dhe ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit.

Lexo edhe:

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)
Pasagjerët hidhen nga avioni i Ryanair pas alarmit për zjarr (VIDEO)
Rama ultimatum zaptuesve të hapësirave publike: O i hiqni vetë, o përballuni me ligjin!
Labubu, lodra përbindësh që po fikson fëmijët, çfarë mendojnë psikologët?

“Ky laborator i certifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve,” shtoi ajo.

Por as dy javë pas kësaj deklarate, Manastirliu ka urdhëruar që ky laborator të mbyllet.Vendimi është marrë pas kërkesës së koncesionarit, i cili ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët nëpër spitalet publike me një vlerë prej 95 milionë euro.

Në kulmin e pandemisë dhe pas certifikimit për kryerjen e testimeve molekulare për identifikimin e SARS-CoV-2 laboratorit të Imunologjisë në QSUT do t’i vihet kyçi, ndërsa stafi prej 73 personel mjekësor pritet të pushohet nga puna.

Shefi i laboratorit të Imunologjisë, Andi Koraqi, refuzoi të jepte një sqarim për BIRN qoftë në telefon, qoftë në e-mail.

“Nuk jap sqarime as në telefon dhe as në e-mail, jap sqarime vetëm nëse lini një takim dhe vini në QSUT”, deklaroi Koraqi.

Thuajse të njëjtën përgjigje morëm edhe nga zyra e shtypit në QSUT.

“Për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me stafin e laboratorit dhe nëse do të vazhdojë të kryejë analizat e COVID-19 apo jo duhet të drejtoheni me kërkesë zyrtare ose tek burimet njerëzore, ose tek shefi I laboratorit,” theksoi zyrat e shtypit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Sipas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një nga çështjet kryesore të vlerësuara si me mangësi në studimin e fizibilitetit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve janë edhe kostot e personelit të cilat vlerësohen të tepërta si rrjedhojë e pajisjeve të vjetërsuara që përdoren.

“Burimet njerëzore të shërbimit laboratorik publik përfshijnë rreth 504 punonjës në 18 laboratorë, ndërkohë që ky numër pritet të reduktohet në rreth 390 punonjës sipas propozimit të studimit të fizibilitetit, me kategorinë më të prekur të shkurtimeve në mjekët e laboratorit,” shprehet KLSH.

Edhe pse në situatën e re të krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri stafi i mjekëve dhe laborantët në QSUT iu nënshtruan gjatë javëve të fundit trajnimeve për relalizimin e analizave për SARS-CoV-2 , gjatë ditës së martë në ambientet e brendshme të këtij institucioni është afishuar një njoftim sipas të cilit tashmë laboratori do të kalojë në pronësi të koncensionarit.

“…Mbylljen e strukturave laboratorike ekzistuese në QSUT: Laboratorit Imunologjik, laboratorit klinik biokimik, laboratorit mikrobiologjik për shkak të të drejtave të koncensionarit”, thuhet në njoftimin e afishuar në ambientet e brendshme të këtij laboratori. [Kliko këtu për vendimin]

Si pasojë edhe stafi mjekësor nuk do të jetë më nga QSUT por i kompanisë koncensionare, ndaj edhe me sa duket do të ketë largime nga puna, pavarësisht se ata janë të specializuar dhe të trajnuar.

Në njoftimin e afishuar në QSUT thuhet se largimet nga puna do të njoftohen para fundit të muajit gusht.

“Pushimin nga puna të 73 punonjësve në shërbimin e Laboratorit Imunologjik, shërbimin e laboratorit klinik biokimik si dhe në shërbimin e laboratorit mikrobiologjik, aktualisht të emëruar në pozicionet: “Mjek”, “Kryelaborant”, “Biolog”, “Laborant”, “Infermier” dhe “kujdestar kafshësh”, thuhet në këtë njoftim, ndërkohë që është lënë mundësi këshillimi deri me datë 28 gusht.

Por vetë personeli që preket nga ky vendim pretendon se nuk janë sqaruar se çfarë do të ndodhë konkretisht me ta, ndërkohë që ata janë të punësuar prej vitesh nga QSUT dhe kontratën e punës e kanë pikërisht me këtë institucion.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne, është vënë një njoftim tek dera dhe kaq…na kanë thënë që do të na ndërpresin kontratën me shtetin dhe do të na lidhin kontrata me koncensionarin, një shoqëri greke “Pegasus”, por ndërkohë në njoftim thuhet se stafi do të pushohet nga puna…ne duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ne,” tha një pjesëtar i stafit mjekësor të këtij laboratori, por që nuk preferoi të identifikohet.

Mjekët e laboratorit shprehen se ‘absurdi’ qëndron edhe në faktin se pasi u trajnuan për një kohë të gjatë për kryerjen e analizave për COVID-19, tashmë duan të heqin nga puna pikërisht një pjesë të konsiderueshme të këtij stafi.

“Me sa dimë në privatë nuk lejohet që të bëjnë testimet për COVID-19, nëse ky laborator i kalon koncensionarit çfarë do të ndodhë me ne,” pyet njëri prej anëtarëve të stafit mjekësor. “Ne u trajnuam për një kohë të gjatë për këtë gjë dhe sapo filluam të merreshim me këtë pjesë, tani duan të na heqin nga puna,” shtoi mjeku i shqetësuar.

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet i opozitës, thotë se kjo që po ndodh ishte e pritshme por e sheh si gabimin fatal dhënien me koncension të laboratorëve e QSUT-së.

“E kishim paralajmëruar që do të prekej stafi sapo ta merrte koncensionari dhe kjo që po bëhet me laboratorët e QSUT është e pafalshme,” tha ai.

“Laboratorët e QSUT nuk janë thjesht laboratorë, janë institucione të kërkimit shkencor, mund të aplikojnë sisteme të reja, nuk kanë një set analizash standard, por mund të merren edhe me inovacione, pra janë një pasuri kombëtare dhe këtë pasuri nuk mund ta lësh në dorë të privatit,” përfundoi Shehu./ BIRN

Zhaklin Lekatari reagon ashpër për ngjarjen në Fier(VIDEO)
Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 4 korrik 2025
Rama kërkoi shkarkimin e tyre, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët
SHKARKIME, PRESIONE dhe debate, zbardhet MESAZHI i Ramës gjatë mbledhjes në Bashkinë e Vlorës!
Aspak i trembur, 36-vjeçari e pranon në Gjykatë: “Ja ku abuzova me vajzën time”
TAGGED:Koronavirusi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Përgatituni për një ngjarje të rëndësishme e cila do të ndodhë sot! Parashikimi i yjeve
Next Article FOTO/E shtrirë me rroba banje në det, Irma Libohova tregon linjat perfekte trupore
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dy qytetet ku temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius
Moti
July 6, 2025
Grida Duma rrëfehet si kurrë më parë për djalin e saj
Të famshëm
July 6, 2025
Grida Duma tregon bastin që i vuri vetes kur nisi moderimin e “Top Story”-t: Kisha dilema
Të famshëm Tv Shows
July 6, 2025
Perla e gjelbër e Elbasanit/ Funari, destinacioni më i kërkuar turistik
Vip Travel
July 6, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

July 2, 2025
Aktualitet

Tragjedi në Londër/ Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

July 1, 2025
Aktualitet

Detaje shokuese nga Fieri! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’

July 1, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

July 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?