Monday, December 23, 2024

Ky aksesor përshtatet lehtësisht në çdo stil: Kështu mbahet një shall i madh këtë sezon!

Hidhini një sy fotove dhe gjeni frymëzim për stilimin e radhës

Do të shkojë shumë me atlete dhe stil sportiv, por edhe me kombinime elegante.

Në trend janë ngjyrat e ndezura njëngjyrëshe, si dhe ato me printe të spikatura, transmeton Telegrafi.

Shallet janë një detaj i preferuar i modës dhe na japin ide të shkëlqyera se si mund t’i stilojmë këtë vjeshtë dhe dimër.

Mënyra gjithnjë e më popullore e veshjes së këtyre shalleve do të theksojë belin dhe do ta transformojë tërësisht stilin.

Vendoseni mbi supe, dhe më pas fiksojeni në bel me një rrip dhe do të merrni këtë pamje interesante.

Ose thjesht rrotulloni shallin mbi njërën shpatull. Do të dukeni absolutisht me elegancë.

Bëni një ponço nga një shall. Duhet ta pranoni se duket interesante.

Shallet e thurura as këtë sezon nuk po zbresin nga froni i modës. Nuk do të gjeni asgjë më të ngrohtë.

Me ndihmën e shalleve me ngjyra të ndezura, stilimi do të marrë një notë më interesante në çast.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles