Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Fushata e veçantë kundër kancerit të gjirit, make-up artistja e njohur bën bashkë 12 gra: Betejë në çdo muaj, jo vetëm në tetor
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Fushata e veçantë kundër kancerit të gjirit, make-up artistja e njohur bën bashkë 12 gra: Betejë në çdo muaj, jo vetëm në tetor
Sociale

Fushata e veçantë kundër kancerit të gjirit, make-up artistja e njohur bën bashkë 12 gra: Betejë në çdo muaj, jo vetëm në tetor

Last updated: November 17, 2021 12:26
4 Min Read
SHARE
Banner

12, është numri i grave të përzgjedhura për fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në simbol të 12 muajve të vitit kur duhet të shtrihen fushatat për diagnostifikimin e kësaj sëmundje.

Ideatorja e kësaj nisme është make-up artistja e mirënjohur Eni Lena e cila është kujdesur për imazhin e 12 grave, në simbol të rikthimit të vetëbesimit estetik që cënohet fort te gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Projekti është titulluar “Red Lipstick” – Tetori nuk mjafton!dhe u prezantua në nëntor j, pikërisht përtej Tetorit, i cili promovohet nga institucionet si muaji zyrtar i sensibilizimit kundër kësaj sëmundje.

Lexo edhe:

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”
Nga telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

Portretet e këtyre 12 grave janë shndërruar në një kalendar për të kujtuar këdo që ka në dorë të bëjë sado pak për këtë çështje, se duhet kujdes në 12 muajt e vitit.

E gjithë puna për këtë projekt unik u prezantua gjatë një mbremje galerie pranë Qendrës së Hapur për Dialog (COD).

Gjatë fjalës së saj në mbrëmjen-galeri të mbajtur me këtë rast ideatorja dhe realizuesja e kësaj nisme u shpreh ndër të tjera se: “Ktheja koken pas nder vite dhe kuptoja se profesioni me kishte sjelle përballë shume grave ne momentet e tyre me te bukura, me te lumtura dhe caste kulminacionesh jetesore nga me te gezueshmet.
Thjesht per nje moment kuptova se kjo nuk ishte mjaftueshem! A duhej qe me ngjyrat, penelet, te kuqin e buzeve dhe te gjitha mundesite e mia te shnderroja ne nje grua konfidente vetem klientet e zakonshme qe do te merrnin pjese ne eventin e radhes?!

Ndaj vendosa te shoh pertej kesaj tradite rutinore profesionale. Vendosa te gershetoj te bukuren me gruan e forte, gruan qe nuk dorezohet, gruan qe nuk do te mposhtet, gruan qe nuk ka lidhje me spektaklin e radhes por qe po lufton per te fituar nje beteje nga ato qe s’jane edhe aq te lehta!
Sot 12 nga keto gra jane ketu. Me bindje mund t’i cilësoj si krenarinë profesionale me te madhe nder vite, tani qe kuptoj se sa me kane plotësuar shpirtërisht.

12 portretet vendosem se bashku me bashkepunetoret t’i kthejme ne një kalendar, qe te na kujtoje se cdo muaj duhet mbajme ne mendje se jeta duhet mbrojtur. Ky duhet te jete nje detyrim qe pike se pari e kemi ndaj vetes dhe padyshim ndaj atyre qe i kemi pjese te jetes dhe na duan fort.”

Prej vitesh në vendin tonë pjesa më e madhe e fushatave sensiblizuese për kancerin e gjirit në vendin tonë janë mbajtur vetëm në muajin Tetor, i cili është konsideruar edhe si “tetori rozë”. Gjatë këtij muaj institucionet dhe autoritetet ndërmarrin fushata për ndërgjegjësimin e grave për t’i nxitur ato drejt diagnostifikimit në kohën e duhur me anë të mamografisë apo ekografisë së gjirit.

Por padyshim qe ky proces duhet të jetë në fokus të të gjithëve përtej tetorit, në mënyrë që nga një muaj kurajoje për të mbrojtur shëndetin, të rrezikohet te kthehet në një periudhë ankthi për shkak të numrit te madh të diagnostikimeve, shpesh edhe në faza te avancuara të sëmundjes.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-17-at-10.20.29.mp4

Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet
93% e maturatëve ekselentë duan të ndjekin studimet e larta brenda vendit: Tri preferencat kryesore të të rinjve për vitin e ri akademik
Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat
TAGGED:Eni Lena

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I kërkoi publikisht që të takoheshin për kafe, Ledjana zbulon çfarë ndodhi më pas me Antonelën
Next Article PD me dy kuvende, Ristani: Më 11 Dhjetor kufizojmë mandatin e kryetarit, Zogaj: Demokratët janë thirrur me spekulime

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ja 7 lloje rrobash që duhet t’i lani gjithmonë me ujë të ftohtë…
Kuriozitete
September 18, 2026
Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës
Të famshëm
September 18, 2026
Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’
Të famshëm
September 18, 2026
A janë ndarë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj? Gazetari flet për raportin e dy artistëve
Të famshëm
September 18, 2026

Lexo edhe:

Sociale

 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës

July 2, 2026
Sociale

Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve

June 16, 2026
Sociale

Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri

June 13, 2026
Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?