Kënga është pritur shumë mirë duke marrë parasysh se bëhet fjalë për ndër reperët më të mirë të estradës.
Klipi i këngës nis me një pjesë kur Mozzik thotë “Hey Siri. Play Bonjour Madame”.
Mirëpo, sipas fansave, kjo pjesë në fakt është një diss për MatoLale-n.
Ky i fundit dëgjohet në këngën e tij, “Dybala”, duke thënë në “Hey Siri” ndërsa qesh.
Kujtojmë që pak muaj më parë, Noizy dhe MatoLale u përfshinë në një debat virtual që pasoi me një sërë ofendimesh.