Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: A do të futej Arbana Osmana në Big Brother Vip? Flet për herë të parë moderatorja dhe zbulon shumë detaje
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > A do të futej Arbana Osmana në Big Brother Vip? Flet për herë të parë moderatorja dhe zbulon shumë detaje
Të famshëmTv Shows

A do të futej Arbana Osmana në Big Brother Vip? Flet për herë të parë moderatorja dhe zbulon shumë detaje

Last updated: October 19, 2021 17:54
6 Min Read
SHARE
Demo

Gazetarja dhe moretatorja e njohur, Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për gazetarin italian të TV Blog, Massimo Galanto.

Moderatorja ka treguar detaje nga projekti Big Brother Vip si dhe eksperiencën e saj në TV.

Demo

Nga viti 2008 ajo ka prezantuar Big Brother dhe nga ky vit po prezanton (gjithashtu autore) edicionin e parë të versionit vip të reality show-t. Quhet Arbana Osmani dhe është një nga prezantueset më të famshme televizive shqiptare (prej njëzet vitesh në Top Channel).

Lexo edhe:

Zbulohet çifti i prezantuesve të Festivalit të RTSH-së
Fejohet zyrtarisht ish-banorja e Big Brother Vip!
“E kam ndritur”, Heidi Baci tregon si i ka raportet me dashurinë
Surprizë e madhe në “Big Brother Vip Kosova”, priten hyrje të reja?

Ne shqiptarët kemi një lidhje shumë të fortë me televizionin italian. Kam mësuar italisht me televizionin tuaj. Këtu Big Brother Vip është një telenovelë e vërtetë, e cila ka shumë dinamikë, emocione dhe personazhe. Është shfaqja më tërheqëse televizive që ekziston për mua.

Ashtu si në Itali, Gf Vip Albania transmetohet në Top Channel dy herë në javë.

Në Itali japin shumë informacione nga jashtë, por ne nuk e bëjmë, ne i mbajmë konkurrentët më të izoluar sepse duam që personazhet të gjykohen për mënyrën se si janë në Shtëpi, më shumë se sa për karrierën e tyre ose për histori sentimentale që kanë jashtë. Por ne jemi vetëm në fillim, kemi bërë disa episode, nuk është e sigurt që asnjë mesazh nuk do të arrijë nga jashtë në episodet e ardhshme.

Si po ecën Big Brother Vip në Shqipëri?

Këtu nuk kemi një sistem matës audience si Auditel, nuk ka të dhëna zyrtare. Por kur transmetohet Big Brother, rrugët janë bosh. Dhe pastaj sponsorët tregojnë interes të madh: Big Brother Vip është programi që ka hapsirat kohore reklamuese më të paguara.

Në Itali Big Brother VIP prezantohet nga Alfonso Signorini. Ai e njeh?

Ashtu si ai, unë jam në profesion gazetare. Kur drejtoj Big Brother Vip përpiqem të ruaj ekuilibrin dhe të mos mbaj anën e një konkurrenti ose të një tjetri. I lë publikut dhe opinionistëve të shprehen për ta. Takova Alfonson disa javë më parë, në Romë, ku takova producentët dhe stafin e programit; u tregua shumë i mirë me mua, një zotëri i vërtetë. Është shumë i zoti, nuk është një prezantues klasik si Pippo Baudo. Por televizioni ndryshon, prtandaj duhet të përshtatemi. Nga opinionist në prezantues dhe autor, Alfonso ka bërë një hap të madh përpara. GF Vip është perfekt për të.

Ju e konsideroni veten si një Alfonso Signorini e Shqipërisë.

Mmm Jo, nuk është e saktë (qesh). Ndihem më shumë si Marcuzzi ose De Filippi, nëse vërtet dëshironi të bëni një krahasim. Kam prezantuar për pesë vjet C’è posta per te (Dua të të Bëj të Lumtur), kam prezantuar Big Brother për shumë vite. Më pëlqen butësia e Alessia-s dhe mënyra se si ajo prezanton në mënyrë të natyrshme. Më pëlqen fakti që Maria nuk përqendrohet tek vetja, por tek programi. Edhe unë bëj të njëjtën gjë.

Le të kthehemi te BBVip. Çfarë dallimesh vëreni me edicionin italian?

Tek ju konkurrentët – mendoj për Adriana Volpe – luajnë më shumë, duke qenë në dijeni që pas Big Brother mund të mbërrijnë programe të tjera, këtu në vend të kësaj ne jemi në edicionin e parë dhe konkurrentët e dinë që ata do të bëhen më të famshëm dhe do të kenë më shumë ndjekës në rrjetet sociale, por nuk e dinë mirë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre profesionale.

Si funksionon përzgjedhja e konkurrentëve tek ju (ndër të cilët ka edhe një emër të njohur për publikun italian, pikërisht ish-balerini i Amici Ilir Shaqiri)?

Iliri është shumë i famshëm këtu, ai ka qenë gjithashtu jurist i Dancing with the Stars, ishte e habitshme që ai pranoi. Ne zgjodhëm kastin bazuar në popullaritetin e personazheve, por edhe në historitë që disa prej tyre kanë pas: martesa të dështuara, prindër të humbur ose të divorcuar…

Arbana Osmani, keni menduar ndonjëherë të provoni një karrierë si prezantuese në Itali?

Asnjëherë. Gjithmonë kam dashur të përqendrohem këtu në Shqipëri. Dhe nëse ekziston mundësia, pse jo!

Alfonso Signorini ju dëshiron si një konkurrente GF Vip. Ju çfarë do të bëni?

Them jo. Kam dy fëmijë, nga të cilët nuk do të mund të qëndroja kurrë larg, as edhe për një ditë.

Në Shqipëri janë realizuar shumë programe italiane prej kohësh, nga Striscia la Notizia (Fiks Fare) në C’è posta per te (Dua të të Bëj të lumtur). Çfarë mungon, sipas jush?

Unë do të doja të sillja La Corrida. Por është shumë e vështirë për ta bërë këtë në Shqipërinë, e cili është një vend i vogël; ne jemi tre milionë dhe njerëzit kanë frikë nga opinionet e rrjeteve sociale, edhe pse Televizioni këtu është ende media më e fortë.

Nëse mendoni për TV italian, cili emër ju vjen në mendje i pari?

Piero Chiambretti, i cili ishte i preferuari im, por nuk e di nëse punon akoma. Dhe pastaj Fiorello.

Çfarë nuk ju pëlqen në TV italian dhe vërtetë shpresoni që të mos eksportohet kurrë në Shqipëri?

Shfrytëzimi – për të bërë audiencë – i kronikës së zezë. Më duket paksa e tepërt. Për fat të mirë, në Shqipëri nuk ka diçka të tillë.

Ekskluzive/ Zbulohet data, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania 5
A do të jetë Egli Tako moderatore e Big Brother Vip “Fan Club”?
Lim Hoti të premten në “Big Brother Vip Kosova”?! Ish-i dashuri i dy banoreve aktuale, gati për të trazuar shtëpinë
Familja e Shpat Kasapit falënderon Igli Taren për kthimin e trupit të këngëtarit të ndjerë në Tetovë
Ç’ndodhi? Dolce e mohon lidhjen me Edin në Grande Fratello
TAGGED:Arbana osmaniBig Brother VIP

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani
Next Article Miku i Fifit e thotë troç dhe zbulon arsyen pse Graniti po i qëndron afër këngëtares(FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tri shenjat e horoskopit kinez që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë dhjetorit
Horoskopi
December 4, 2025
Detaje nga shpërthimi i bombulës së gazit në një PICERI te “Delijorgji” në Tiranë, plagoset pronari!
Aktualitet
December 4, 2025
Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë
Aktualitet
December 4, 2025
Mot i paqëndrueshëm, ja sa shkojnë temperaturat
Moti
December 4, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

“Nuk e di kush do t’i tregojë djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit prek me fjalët e ndjera

December 2, 2025
Të famshëm

Menaxheri i njohur: Po përgatit një “album të fortë”. Ja kur kthehet Flor Mumajesi

December 2, 2025
Të famshëm

Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin pas vdekjes së Shpat Kasapit!

December 2, 2025
Tv Shows

Kush është 30 vjeçarja shqiptare që u fut në “Big Brother Italia” dhe mori menjëherë vëmendjen e publikut

December 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?