Alfredo Hernandez Campos, bosi i madh i një prej kartelëve të drogës në Meksikë, është arratisur nga qelia.
Edhe pse pamjet janë publikuar sëfundmi nga mediat vendase, ngjarja ndodhi më 13 korrik në burgun e Reynosa.
Në pamjet filmike, dallohet momenti kur “El Calamardo” ka kryer një arratisje si në filma, me grupin e tij të veshur si policë.
Duke qenë të armatosur deri në dhëmbë ata nuk hasën rezistencë. 4 prej ushtarëve që shihen në video janë pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët.