Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Pas këngëtares së njohur, zbulohet moderatori i njohur që pritet lërë gjithçka për aventurën e re para kamerave në “Big Brother VIP”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Pas këngëtares së njohur, zbulohet moderatori i njohur që pritet lërë gjithçka për aventurën e re para kamerave në “Big Brother VIP”
Të famshëmTv Shows

Pas këngëtares së njohur, zbulohet moderatori i njohur që pritet lërë gjithçka për aventurën e re para kamerave në “Big Brother VIP”

Last updated: September 12, 2021 11:07
9 Min Read
SHARE

“Reality show” i shumëpritur nga publiku “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit, pasi tashmë mediat kanë përmendur datën 1 tetor, që do të shënojë nisjen e “BBV”.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran, nisën aludimet e shumta se cilat mund të jenë personazhet e përzgjedhura për të marrë pjesë dhe më në fund është zbuluar emri i parë, pas një postimi nga produksioni. Ajo është këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, Sheila Haxhiraj.

Ndërkohë “Panorama Plus”, nëpërmjet burimeve të saj, ju zbulon edhe emrin e dytë surprizë. Ai është aktori e moderatori i njohur Romeo Veshaj.

Lexo edhe:

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Ai është parë shpesh këto ditë në ambientet e “Top Channel” dhe të njohur të tij kanë treguar se ka qenë në bisedime pikërisht për lidhjen e kontratës me këtë televizion, për t’u bërë pjesë e këtij formati, ku nëse do të jetë lojtar i fortë, do të qëndrojë për 100 ditë dhe do të mund të fitojë 100 mijë eurot.

Ndërkohë, duke u nisur nga koncepti i një “reality show” bashkëjetese si ky, nuk është çudi që Romeon dhe Sheilën t’i shohim të flirtojnë apo të bëhen çift në “Big Brother VIP”, pasi të dy janë të pashëm dhe interesantë.

Më herët faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin: “’Këmbët e gjata, faqebardhë’, apo si është ajo shprehja: BBV, së shpejti!”.

LEXO EDHE:

Loredana lë Mozzik, po tani a është në një lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar?(VIDEO)

Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV nisën dyshimet dhe aludimet se kush mund të ishte vajza e videove.

Tashmë është zbuluar se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj, ndërkohë që i dyti që i bashkohet në këtë aventurë është Romeo Veshaj.

Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit “Big Brother” është se as vetë pjesëmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani është se do të ketë VIP-a nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

Ndërkohë, gazetari i njohur Eraldo Rexho, si pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur, dha disa detaje të reja për kanalin “T7” në Kosovë, por nuk zbuloi asnjë emër, pasi dihet që emrat janë pjesë e eksluzivitetit të show-t.

“’Big Brother Vip’ do të fillojë në tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër, do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në ‘Top Channel’. Do të jetë një kast shumë i mirë artistësh dhe pjesëmarrësish VIP… Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do të ketë shumë arsye për t’u ndjekur në ‘Big Brother’. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë”, u shpreh Eraldo.

Por le të ndalojmë te Sheila, e cila prej vitesh ishte deklaruar vetëm në dashuri, dhe Romeo, që thuhet se do të bëhet pjesë e show-t, pasi përveç mbylljes së historisë me Jonida Maliqin mund t’i ketë dhënë fund edhe historisë me Aleksia Peleshin.

Sheila këto vitet e fundit ka pasur projekte sporadike në muzikë, duke iu përkushtuar më shumë pasionit për fotografinë. Ndërsa Romeo, pas “Al Pazar”, projektit “Treshat”, dhe “Binjakët show”, ka vendosur t’i hyjë një aventure vërtet sfiduese.

Pasi fitoi “X Factor 1”, Sheila njihet si vajza që i pëlqen muzika R&B, por në bashkëpunimin me Ervin Gonxhin, ajo erdhi me motive ballkanike në një produksion pas atij “Datty datty”, për t’u kthyer sërish në muzikë me klipin “Dashnia”. Në muzikë, ajo zakonisht ka sjellë fabulat e tradhtisë, lëndimit apo humbjes së të dashurit, ndërsa në jetë ka ndodhur që është përfolur për romancë me Noizyn-n, në kohën kur ajo ishte pjesë e OTR.

Sa e aftë do të jetë ajo të përballojë komentet që do t’i bëhen kur të hyjë në “BBVIP”, në një intervistë për “Panorama Plus” ajo e ka dhënë përgjigjen paraprakisht: “Nuk është se ndikohem shumë nga komentet, qoftë për mirë, apo për keq. Gjithsesi iu jam mirënjohëse njerëzve që janë dashamirës karshi meje dhe përcjellin pozitivitet tek unë!”.

Po me çfarë merret Sheila në jetën e saj reale? “Pak nga të gjitha. Koncerte, punë në studio, shkollë, familje, shoqëri”.

Ndërsa Romeo, i cili së fundi bashkë me vëllain provoi edhe tregun e muzikës pasi u prezantuan me një klip, në televizion i pëlqen t’i bëjë të gjitha, duke fituar ngadalë titullin e showman-it.

Ai këtë vit pati shansin të realizonte dhe një numër skeçi me Kryeministrin Edi Rama, ku aktruan bashkë me Donaldin në makinën e tij. Romeo njihet si Montana i “Al Pazar” bashkë me vëllain, Donald Veshaj, në rolin e Montelës.

Para disa vitesh, mediat shkruanin se ai dhe vëllai, përveç punës në televizion, prej vitesh investonin paralelisht në një biznes, një bar në periferi të Tiranës. Ai hyri i vetëm në botën e spektaklit, por u bë edhe më i suksesshëm kur atij iu bashkua vëllai binjak, Donaldi.

100 MIJË EURO PËR 100 DITË, ÇDO TË NDODHË MES VIP-AVE NË NJË SHTËPI

Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip”, që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë për të fituar 100 mijë euro.

Vetë televizioni e publikoi spotin e këtij projekti para tri vitesh. Ky spot zbuloi edhe filozofinë apo formulën e show-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshme të “showbiz”-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme. Në spotin në fjalë kuptohej ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale.

“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!… Të bësh prapë thonjtë! Të gjesh paruken e duhur! Të fshish komentet e ‘hater’- ave! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet! Të kërkosh falje publike! Është e vështirë të jesh një VIP! Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?! ‘Big Brother Vip’… Së shpejti vetëm në ‘Top Channel’”, janë frazat e shkëputura nga ky spot i plot tre vjetë më parë e që mbeten të njëjtat.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e tjerë të njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik, do të dashurohen apo do të ndahen. “Big Brother VIP” do të moderohet nga Arbana Osmani, nën regjinë e partnerit të saj, Eduart Grishaj, ndërkohë që do të ketë për producente Lori Hoxhën.

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

TAGGED:romeo veshajSheila Haxhiraj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article VIDEO/ ‘Çmendet’ i riu në Shëngjin, plas pa mëshirë në tokë dy vajza, disa djem i sulen por…
Next Article “Të kam qarë sikur më ka ikur një motër”, Eni Çobani shpërthen në lot dhe del me reagimin e revoltuar: Kam pasur një ditë të trishtë! (FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Aktualitet
June 6, 2025
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Aktualitet
June 6, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?