Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Zbardhet letra me skandalet “bombë” të Sali Berishës që i është dorëzuar kongresmenit amerikan, provat që fundosin ish-kryeministrin dhe familjen e tij
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Zbardhet letra me skandalet “bombë” të Sali Berishës që i është dorëzuar kongresmenit amerikan, provat që fundosin ish-kryeministrin dhe familjen e tij
Politikë

Zbardhet letra me skandalet “bombë” të Sali Berishës që i është dorëzuar kongresmenit amerikan, provat që fundosin ish-kryeministrin dhe familjen e tij

Last updated: June 21, 2021 10:05
9 Min Read
SHARE
Demo

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata”, duket se ka shqetësuar tej mase ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit pas vendimit të DASH, është hedhur në veprim për t’u mbrojtur, ndërsa po lëviz çdo gur për t’u mbrojtur dhe për të pastruar njollën që i kanë vendosur amerikanët.

Demo

Lëvizjen e parë kundër amerikanëve, ish-kryeministri Berisha e ka dhënë me shfaqjen e ambicies për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka vënë në lëvizje edhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, e cila tashmë po lobon për të mbrojtur figurën e tij në SHBA.

Lexo edhe:

Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë
“Tirana është shtëpia jonë që do t’ua lëmë fëmijëve”, Florjan Binaj, thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim
Ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe kush vjen
“Paradite president, pasdite mjek”, Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore

Geri Kokalari, një nga shqiptaro-amerikanët më të njohur në ambientet mediatike dhe politike në SHBA, i ka dorëzuar kongresmenit amerikan, Lee Zeldin, dosjen e plotë për Sali Berishën.

Ai shkruan se kongresmenin e kanë keqinformuar njerëzit e “Vatrës”.

Letra e Plotë

I nderuar  Lee Zeldin

Unë po ju shkruaj, duke ju referuar pyetjes tuaj drejtuar të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në seancën e 7 qershorit 2021, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe letrën tuaj të së njëjtës datë për Ndihmës Ndihmës Sekretarin Naz Durakoglu në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij “Non Grata”, në bazë të dyshimeve për korrupsion.

Duket se një nga shqetësimet tuaja është që George Soros ka orkestruar vendimin e DASH. Sinqerisht, unë kam dyshimet e mia se Soros do të ndërhynte për të kërkuar sanksione kundër Berishës, pasi mendoj se ai ka në mendje “peshq më të mëdhenj” për të skuqur.

Pra, është e mundur që ju jeni ndikuar nga ata që janë futur në vrimën e lepurit, e natyrisht nga njerëzit e keqinformuar të Berishës, të cilët përfaqësojnë një element të skajshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan. Por edhe nëse supozojmë se George Soros ndikoi në DASH për të shpallur Berishën Non Grata, atëherë përse Sekretari Blinken mori vendimin më 19 maj, tre javë pas zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, që u zhvilluan në 25 Prill?

A nuk do t’i kishin sjellë ky vendim më shumë dëm Berishës dhe partisë së tij, nëse do të shpallej para zgjedhjeve?

Sa për informacion, unë nuk jam adhurues i Sorosit dhe besoj se ai nuk ka asnjë arsye që të përzihet në politikën e jashtme amerikane.

Bazuar në përvojën time të drejtpërdrejtë, unë besoj se Sekretari Blinken ishte i justifikuar në vendimin për Sali Berishën.

Sa për të dhënë një fakt, unë kam siguruar informacionin që ishte shkas për artikullin e ballinës së New York Times më 27 Mars 2008,  që ekspozonte përpjekjen e AEY për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes mbi fishekët e prodhimit kinez.

(Linku: https://www.nytimes.com/2008/03/27/ world/asia/27ammo.html), artikull që rrëzoi dhe gjynjëzoi me fakte Sali Berishën, kur ky i fundit ishte më i fuqishëm se kurrë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Kam shërbyer gjithashtu si katalizator për dëgjesat e Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, në lidhje me AEY. https://oversight.house.gov/legislation/hearings/committee-holds-hearing-on-aey-contracts-with-the-us-government-1.

Pikërisht të gjithë këto zhvillimi kanë çuar në bindjen e Departamentit të Drejtësisë për disa amerikanë të lidhur me AEY, dhe historia shërbeu si bazë për librin War Dogs dhe filmin me të njëjtin emër.

Në Shqipëri besohet gjerësisht se miqtë e Berishës lehtësuan përpjekjen e AEY për të mashtruar Pentagonin; megjithatë, ndërsa disa amerikanë u ndoqën penalisht për këtë krim, por që asnjë shqiptar nuk u akuzua kurrë nga një organ drejtësie i këtij vendi.

Por siç thuhet, “duhen dy veta për të kërcyer tango” dhe kjo marrëveshje e ndyrë nuk mund të kishte ndodhur pa miratimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. Kështu që unë besoj se DASH shfaqi një verbëri të qëllimshme, duke mos bërë presion ndaj qeverisë Berisha për të hetuar këtë krim.

Unë sugjeroj të pyesni DASH-in pse nuk kërkoi kurrë që qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime për këtë çështje. Duhet të jeni të vetëdijshëm se Shkelzen Berisha, djali i Saliut, paditi botuesin e War Dogs, Simon dhe Shuster për shpifje, sepse ai kundërshtoi librin që e implikonte atë me AEY, por, Shkëlzeni e humbi çështjen.

Sipas Chris Chivers, gazetari i New York Times dhe ish- kapiteni i marinsave me të cilin kam bashkëpunuar për të zbuluar skandalin AEY, municionet e vjetra, në kalbje dhe të paligjshme kineze të shitura DePartamentit të Mbrojtjes rrezikuan sigurinë e ushtarëve amerikanë që shërbyen në Afganistan dhe besoj se kjo përbën një shqetësim të veçantë për ju, si një oficer i Ushtrisë që shërbeu në Irak.

Mjerisht, gjashtë muaj pas botimit të artikullit të Times, Kosta Trebicka, një shqiptar që punoi me mua për të zbuluar mashtrimin e AEY, u gjet i vdekur në një rrugë të largët në Shqipërinë e Jugut. Ajo ngjarje u konsiderua si një aksident nga qeveria Berisha, por pak shqiptarë besojnë në këtë histori, dhe duke qenë të njohur me “hetimin” mund t’ju them se kishte rrethana shumë të dyshimta rreth “aksidentit”.

Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se unë isha përgjegjës për të penguar një përpjekje të qeverisë Berisha për të privatizuar Albpetrol, kompaninë shtetërore të naftës në Shqipëri, tek Rezart Taçi, një tjetër mik i Berishës. Në një përpjekje për të fituar tenderin për Albpetrol dhe për të përfunduar këtë mashtrim, Vetro Silk Road, një kompani fantazmë e lidhur me Taçi, paraqiti një garanci financiare prej 100 milion dollarësh me dorëzimin e ofertës së saj, që supozohet se ishte lëshuar nga American Chartered Bank, një bankë e vogël e siguruar nga FDIC që ishte i vendosur në Illinois.

Emaili i bashkangjitur nga këshilltari ligjor American Chartered për mua konfirmon se garancia financiare prej 100 milion dollarësh ishte një mashtrim i plotë dhe duke ekspozuar këtë skemë FDIC shmangu përfshirjen në një skandal ndërkombëtar që mund ta kishte vendosur bankën në rrethana të pasigurta financiare.

Bashkangjitur është një foto e Rezart Taçit me Liri Berishën, gruan e Saliut. Më shumë informacion në lidhje me marrëveshjen e Albpetrol dhe Armo, një tjetër marrëveshje e dyshimtë e kurdisur nga qeveria Berisha, mund të gjenden në këto lidhje:

https://www.ft.com/content/7c3848aa-744d-34c6-ad69-3943a8ad9564

https://www.intellinews.com/will-the-new-broom-in-albania-be-big-enough-500018027/?archive=bne

Nëse dikush pëshpëriti në veshin tuaj se Sali Berisha është një burrë i mirë dhe një viktimë e pafajshme e një komploti të orkestruar nga George Soros, unë nuk mendoj se ai person ju bëri një favor.

E unë ju siguroj se mbështetja ndaj Berishës do të bëjë pak për të përmirësuar imazhin tuaj me votuesit në qarkun Suffolk të New York-ut. Për disa ngjyra shtesë, unë kam bashkangjitur fotot e Sali Berishës me djalin e Enver Hoxhës (diktatorin brutal komunist të Shqipërisë).

Për të qenë të qartë, Sali Berisha ishte një anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, deri në rrëzimin e regjimit të saj.

Ai e rikrijoi imazhin e tij, se gjoja është një kampion i demokracisë, vetëm sepse kjo ia lehtësoi objektivin e tij për të marrë pushtetin në Shqipëri.

Unë mbështes plotësisht sanksionet e DASH kundër Berishës për shkak të përvojës sime dhe besimit tim se ai ka qenë pengesa e vetme më e madhe për përparimin e Shqipërisë si demokraci; prandaj, nëse DASH ju siguron prova që vërtetojnë vendimin e tij, unë shpresoj se do të jeni po aq pohues në përdorimin e këtij informacioni për të mbështetur një dënim të fuqishëm të Sali Berishës.

Unë do të isha i lumtur t’u përgjigjesha çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me këtë çështje.

Sinqerisht,

Gary Q. Kokalari

“Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”

“Janë 2 burra dhe 1 grua”, Arjan Curri plas ‘bombën’: SPAK ka bllokuar dosjet për 3 politikanë, pritet të kemi…
Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: Ai është…
Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës, Niko Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin
Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit
TAGGED:sali berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Bashkëshorti im po planifikon një aksident në makinën time” Pse princi Charles ishte i dyshuari kryesor për vdekjen e Lady Dianës?
Next Article Pamjet që po trondisin rrjetin/ Deputetja shqiptare e martuar me një të ri afrikan, por filmohet duke u puthur me një vajzë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kuriozitete
October 25, 2025
Arsyet pse disa burrave nuk u rritet mjekra
Kuriozitete
October 25, 2025
Dashuria për të gjitha shenjat e horoskopit: Ja ç’do të ndodhë me romancën këtë vjeshtë, sipas letrave tarot
Horoskopi
October 25, 2025
Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë
Vip Travel
October 25, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Kryebashkiaku i Nju Jork bën shqiponjën në Tiranë: Dua të takoj Diellën…

October 8, 2025
Politikë

Opinion nga Ben Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

October 5, 2025
Politikë

ZGJEDHJET për Tiranën? Publikohen tre EMRAT e opozitës!

October 1, 2025
Politikë

Përplasjet në çift dhe divorci, Monika Kryemadhi: Silva Caka helmoi Ilir Metën kundër meje!

September 30, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?