Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi zbulon se tre ditë më parë Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë.
Dyshohet se ai nuk ka qenë me automjet. Ishte nëna e tij që ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në Polici.
Po ashtu ai është gjetur mbrëmjen e kaluar i ekzekutuar me armë zjarri.