Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Humbi bashkë me PD-në, kandidati i njohur demokrat zbulon politikanin që do të rrëzojë kryeministrin Rama
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Humbi bashkë me PD-në, kandidati i njohur demokrat zbulon politikanin që do të rrëzojë kryeministrin Rama
Politikë

Humbi bashkë me PD-në, kandidati i njohur demokrat zbulon politikanin që do të rrëzojë kryeministrin Rama

Last updated: April 30, 2021 16:51
6 Min Read
SHARE
Banner

Agron Kapllanaj ishte një nga kandidatët e PD-së në qarkun e Fierit që nuk arriti që të fitonte mandatin e deputetit duke qenë vetëm pak vota larg për të thyer herësin dhe listën e partisë.

Megjithatë, në një postim në Facebook ai falënderon qytetarët dhe shprehet se beteja kundër Edi Ramës do të vijojë me Lulzim Bashën.  “Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të  vazhdojë,  derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim!

Reagimi i plotë

Lexo edhe:

“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve
46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet
Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriotë dhe të gjithë Qarkut Fier !
Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këto zgjedhje! Veçanërisht falenderoj gjithë strukturat e Partisë Demokratike – dega Mallakastër, kryetarin e Degës, z. Arjan Llanaj, kryesinë, kryetarët dhe sekretarët e Grupseksioneve, të seksioneve, gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët me bindje të djathta, te majta apo pa bindje partiake, të cilët besuan te programi i PD dhe personalisht te emri im !

Falenderoj anëtarët e KZAZ-ve përfaqësues te PD, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe mbrojtësit e votës ! Mirënjohje dhe respekt i vecantë për ata të cilët nuk u kursyen e bënë qindra km rrugë dhe erdhën nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia per të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.
Dua të falenderoj përzemërsisht drejtuesin politik te qarkut Fier z. Alibeaj për punën e jashtëzakoshme qe ai bëri!

Falenderoj të gjithë kolegët e mi që bënë maksimumim e tyre në këtë betejë, aspak te lehtë perballë makinerisë shtetërore, e cila ishte e gjitha në dispozicion të partisë në pushtet.
Një falenderim të vecantë e kam për LDG, për drejtuesen e kësaj organizate, znj. Suzana Malaj dhe të gjitha zonjat që trokitën derë më derë me qytetarinë që i karakterizon, pa u lodhur e me shpresën e mirë të ndryshimit të madh!
Një falenderim shumë i vecantë shkon per FRPD dhe drejtuesin e saj, z. Besmir Shametaj! Ju jeni te mrekullueshëm dhe te palodhur, ju trokitët në çdo derë mallakastriote dhe i gjetët ato të hapura! Ju ishit oksigjeni i kësaj fushate, ndaj ju them të mos ndjeheni humbës, por fitues, mbajeni kokën lart dhe mos u dorëzoni, sidomos ju që votuat dhe u angazhuat për herë të parë! Ju patë me sytë tuaj sesi shteti i manipuloi dhe vodhi këto zgjedhje, ndaj duhet të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë luftën deri në përmbysjen e këtij regjimi që po kërcënon demokracinë.

Kur demokracia dhe atdheu janë në rrezik është rinia ajo qe del në ballë dhe prin përmbysjen e një regjimi për të rifituar demokracinë!
Falenderim të përzemërt kam për të gjithë ata votues që besuan te programi i PD dhe te unë personalisht, që nuk pranuan ta shkëmbenin votën me asgjë dhe e panë atë si të shenjtë e të patjetërsueshme!

Edhe ju që padashur e hodhët votën gabim duke votuar 9 dhe 7 vertikalisht, mos u ndjeni keq, unë ju mirëkuptoj, nuk është faji juaj, por i Edi Ramës që ka kapur çdo institucion, ai që hoqi emrat e kandidatëve për deputetë nga listat dhe i identifikoi kandidatët me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Ju e shprehet qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës.
Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5- qershorit e shumë e shumë të tjera…
Të dashur motra dhe vëllezër!

Duhet të ndjehemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavleshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara…
Të gjitha këto i bëri Edi Rama qe nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët.

Të nderuar qytetarë e mbështetës!
Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të vazhdojë, derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t’i kthehet demokracia !

Mirënjohja ime ndaj jush, tani më shumë se më parë, do të jetë e përjetëshme.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Agron Kapllanaj

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin
TAGGED:lulzim basha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare, nxjerr planin “e errët” të disa gazetarëve shqiptarë
Next Article Nard Ndoka sulmon publikisht Bashën pas humbjes së thellë: Fajësoj veten që i besova Bashës
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbusheni çanten e plazhit me uljet pafund te Rossmann& Lala
Aktualitet
July 29, 2026
Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare
Ekonomi
July 29, 2026
Ja 3 shenjat e horoskopit më të favorizuara nga Jupiteri/ Mundësi të reja dhe ndryshime pozitive…
Horoskopi
July 29, 2026
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Botë
July 29, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?

May 31, 2026
PolitikëTë famshëm

Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike

May 29, 2026
Politikë

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!

May 6, 2026
Politikë

Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama

April 15, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?