Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nuk u zgjodh dot deputet, Beqaj reagon për herë të parë dhe ka dy fjalë për shkodranët
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Nuk u zgjodh dot deputet, Beqaj reagon për herë të parë dhe ka dy fjalë për shkodranët
Politikë

Nuk u zgjodh dot deputet, Beqaj reagon për herë të parë dhe ka dy fjalë për shkodranët

Last updated: April 29, 2021 10:10
5 Min Read
SHARE

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk do të të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Beqaj nuk arriti të fitojë mandatin e tij, pasi Partia Socialiste mori vetëm tre në Shkodër, ndërsa ky i fundit ishte i katërti në listë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë votuesit shkodranë, ndërkohë shton se është përpjekur të bëjë maksimumin e  tij por, nuk ka mjaftuar.

Gjithashtu ai i ka kërkuar ndjesë të socialistëve shkodranë, pasi siç thotë nuk arritën të përmbushin objektivin për katër mandate.

Lexo edhe:

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit

‘Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.  Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar,” shprehet Beqaj ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Të dashur banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrëzit,

Liria e zgjedhjes është një parim universal i botës demokratike.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe ju e bëtë zgjedhjen tuaj në 25 prill 2021 dhe tashmë zgjedhja juaj është lexuar qoftë për subjektet politike, qoftë për kandidatët.

Kam disa falenderime, përgëzime, urime dhe ndjesa, të cilat të cilat po i rradhis më poshtë.

Faleminderit të gjithëve ju që morët pjesë në këtë manifestim demokracie dhe me qytetarinë tuaj kontribuat me dinjitet në një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor.

Faleminderit gazetarëve, kameramanëve, reporterëve të mediave lokale në Shkodër për profesionalizmin dhe paanshmërinë me të cilën përcollën tek publiku aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Faleminderit të gjithë njerëzve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla, të vetpunësuarve, fermerëve, peshkatarëve, veteranëve, pensionistëve, personave me aftësi ndryshe, të papunëve, studentëve, mësuesve, personelit shëndetësor, operatorëve turistikë, grupeve të interesit që patën durimin të dëgjonin ofertën e PS-së për Shkodrën.

Faleminderit të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike për garën e ndershme gjatë fushatës dhe luajalitetin në ditën e votimit dhe në procesin e numurimit sepse besoj se bashkarisht ia dolëm të tregojmë qytetarinë e Shkodrës në këtë moment shumë delikat për vendin tonë.

Faleminderit të gjithë 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, patronazhistëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë për energjinë pozitive të përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Faleminderit kryetarëve të PS në bashkitë e qarkut.

Faleminderit kryetarëve të bashkive të qarkut, Toninit, Markut, Gjonit dhe Franit.

Faleminderit të 11 kolegeve dhe kolegëve kandidatë të listës së Partisë Socialiste për angazhimin maksimal.

Një falenderim të veçantë kam gjithashtu edhe për familjen time, vajzën dhe bashkëshorten, që më mbështetën dhe më inkurajuan papushim gjatë këtyre muajve, në këtë sfidë të vështirë zgjedhore.

Përgëzime të gjithë kandidatëve fitues nga të gjithë subjektet politike që do të përfaqësojnë qarkun e Shkodrës në Kuvendin e ardhshëm.

Urime të veçanta për Edonën, Paulinin dhe Benetin që do të përfaqësojnë socialistët e  qarkut Shkodër në Kuvendin e ardhshëm.

Shqiptarët, qartësisht kanë zgjedhur Partinë Socialiste si forca progresiste, të cilës iu besua për të tretën herë vazhdimi i misionit për ndërtimin e Shqipërisë, në të cilën të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre. Si shumë prej jush jam shumë i gëzuar që Partia Socialiste është forca fituese e këtyre zgjedhjeve. Por më së shumti, për vetë Shkodrën. Sepse, 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë realisht një 4 vjeçar transformimi rrënjësor për Shkodrën.

Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.  Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.

Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën.

Gjithsesi, Shkodra është e para.

Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë.

Me përulje dhe sinqeritet,

Ilir Beqaj

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin
Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?
Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike
Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama
TAGGED:Ilir Beqaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nxehet gara në Tiranë, kush janë 2 kandidatët e PS që humbasin mandatin dhe kush janë atë që futen në listën fituese
Next Article “Mos fol o k*rv, se do të …ropt”/ Plas sherri mes Sali Berishës dhe Tom Doshit(VIDEO)
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reperi Getoar Selimi feston 44-vjetorin, Marina Vjollca i dedikon urim romantik: Ti je forca jonë!
Të famshëm
July 4, 2026
Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!
Të famshëm
July 4, 2026
Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit numër dy
Të famshëm
July 2, 2026
 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Sociale
July 2, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!

March 29, 2026
Politikë

Rama kritikon deputetët socialist të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!

March 29, 2026
Politikë

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

March 25, 2026
Politikë

Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën

March 19, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?