Monday, December 23, 2024

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, arrestohet autori kryesor i ngjarjes, ja si përfundoi në prangat e RENEA-s i shumëkërkuari Zaja

Pas një muaji arrati më në fund autoritetet policore kanë bërë dje të mundur arrestimin e autorit kryesor për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale Albert Zaja, i cili dyshohet të jetë autori që ka kryer vrasjen, ndërsa arrestimi i tij është bërë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, nga operacioni i koduar “Nikla”, i drejtuar nga RENEA. Policia dha detaje se në momentin që 37-vjeçari ka pikasur mbërritjen në banesën e tij të forcave të posaçme RENEA, ka tentuar të largohet duke fshehur në baltë një armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Megjithatë, përpjekja e tij për t’u arratisur sërish dështoi, pasi pas pak minutash ai ra në prangat e policisë speciale. “Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendndodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”. Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Të dyshuar si bashkëpunëtorë të 37-vjeçarit Albert Zaja, në këtë vrasje janë personat e identifikuar me iniciale E. T., 29 vjeç, E. Xh., 27 vjeç, dhe S. (Alias) R. C., 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. Burime të tjera tregojnë se 4 të rinjtë, dyshohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final. Ndërsa, ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Atentati

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 1 shkurtit rreth orës 10:30 në fshatin Sheq të Fierit, teksa 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga autorët të cilët ishin duke e ndjekur me një mjet tip “Range Rover”. Kastrati është qëlluar me dy plumba, njëri plumb mësohet ta ketë goditur direkt në kokë, plumbi i dytë i ka përshkuar krahun, ndërsa trupi mësohet të ketë qëndruar brenda në makinë për gati 1 orë.

Autorët pas atentatit, i cili nga lëvizjet mesa duket ka qenë i planifikuar dhe mirëmenduar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pak pas ngjarjes, pak metra larg, konkretisht tek vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës” është gjetur i djegur mjeti me të cilën kryen vrasjen, i cili rezulton i vjedhur në Greqi ku brenda është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen. Ndër të tjera mësohet se makina ku u ekzekutua 42-vjeçari ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është hakmarrja pasi 42-vjeçari rezulton me precedent penal, por ende nuk ka një informacion të sigurt pasi ngjarja është duke u hetuar. Po ashtu ka dyshime se ekzekutimi i Kastratit, dyshohet se është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte vëllai i viktimës, K. Kastrati. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një person nga Patosi.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu