Xhemi Shehu duket se do të ketë një tjetër drejtim në karrierën e saj, këtë herë jashtë formateve televizive ku e kemi parë prej vitesh.
Vip Magazine mëson se këtë sezon moderatorja nuk do të jetë pjesë e asnjë programi në Top Channel, pas largimit nga “Portokalli” dhe “Fiks Fare”, dy formate me të cilat ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë.
Megjithatë, largimi nga ekrani televiziv nuk do të thotë se Xhemi do të qëndrojë larg projekteve artistike. Sipas informacioneve të Vip Magazine, ajo pritet të ketë një rol si aktore në filmin e ri me regji të Eduart Grishajt, i cili ka si producente mikeshën e saj të ngushtë, Arbana Osmani.
Pjesë e këtij projekti duket se do të jetë edhe Jul Deda, ish-partneri i Xhemit në ekran në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Një rikthim i dyshes në të njëjtin projekt, por këtë herë në një tjetër format artistik.
Mbetet për t’u parë se çfarë roli do të ketë Xhemi në këtë produksion.
