Një nga dekorimet më të njohura të Krishtlindjeve në Vjenë nuk do të shfaqet më në fasadën e dyqanit luksoz Popp & Kretschmer, në rrugën Kärntner Straße.
Fjongoja gjigante e kuqe, e cila prej 17 vitesh tërhiqte vëmendjen e turistëve dhe ishte kthyer në një nga pikat më të fotografuara të qytetit gjatë festave, këtë vit do të qëndrojë brenda vitrinës së dyqanit.
Vendimi lidhet me kërkesat e reja të sigurisë nga autoritetet, të cilat do të sillnin kosto të konsiderueshme për biznesin. Ndërkohë, në rrjetet sociale ka nisur fushata #FreeTheBow, me thirrje për rikthimin e dekorit ikonik në vendin e tij të zakonshëm.
