Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi pritet të rikthehen si opinionistë në edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”. Lajmi u bë i ditur nga Selin Bollati në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo përmendi praninë e tyre në festën e fillimit të sezonit të Top Channel.
Gjatë bisedës në studio, Selin tha se në këtë festë do të jenë të pranishëm edhe Hajdari dhe Kryemadhi, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e Orinda Hutës, e cila e pyeti nëse po konfirmonte diçka për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.
Megjithatë, Selin u shpreh se nuk po konfirmonte asgjë, duke lënë të hapur mundësinë që ata të jenë të pranishëm edhe si ish-opinionistë të formatit.
